Secondary Adv

Pergjysmohen pagat e Keshillit te Ministrave: Vendimi prek edhe nepunes te administrates

Kryeministri, Zëvendëskryeministri dhe ministrat, gjatë periudhës së gjendjes së epidemisë, jo më shumë se tre muaj, përfitojnë pagë mujore neto në masën 50% të asaj aktuale.

 

Vendimi ishte njoftuar edhe më herët nga kryeministri. Por në vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare është shtuar edhe pjesa që përcakton se “nëpunësit e institucioneve të administratës shtetërore, të cilët janë anëtarë të këshillave, të bordeve apo të komisioneve të institucioneve të administratës shtetërore, të institucioneve publike të arsimit të lartë, të njësive të fondeve speciale, të ndërmarrjeve shtetërore dhe të shoqërive tregtare me kapital mbi 50% shtetëror, për periudhën nga data 1 prill 2020 deri në përfundim të gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, por jo më shumë se tre muaj, nuk e përfitojnë shpërblimin mujor përkatës”.

 

Përjashtohen nga zbatimi i pikës së mësipërme, të këtij vendimi, nëpunësit e institucioneve të administratës shtetërore të cilët janë anëtarë të këshillave, bordeve apo komisioneve të sistemit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Institucionet përkatëse, do të derdhin shumat e papaguara në buxhetin e shtetit, në fondin antiCOVID-19 ndërsa ngarkohen Kryeministria, aparatet e ministrive, ndërmarrjet shtetërore dhe shoqëritë tregtare me kapital mbi 50% shtetëror si dhe institucionet e administratës shtetërore, të cilat, sipas legjislacionit të tyre specifik, kanë këshilla apo borde drejtuese me të drejtë pagese, për zbatimin e këtij vendimi./Burimi: Scan


Më të lexuarat