![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
Bashkia e Tiranes fal qirate e banesave sociale per 2 muaj: Ndergjegjesim per privatet
Bashkia e Tiranës njofton se ka falur qiratë e banesave sociale për marsin dhe prillin.
Lajmi u bë i ditur pas mbledhjes së Këshillit Bashkiak nga kryebashkiaku Erion Veliaj. “Këshilli Bashkia është mbledhur për të vendosur faljen e qirave për të gjithë ata që marrin me qira banesa sociale, apartamente nga Bashkia Tiranë për muajt mars dhe prill. Përfitojnë 385 familje. Unë e kuptoj që krahasuar me mijëra familje që jetojnë në Tiranë me qira, ky është një kontribut modest, por donim që të jepnim ne shembullin e parë të faljes së qirasë për muajt mars dhe prill dhe nëse do jetë nevoja në varësi sesa vazhdon kjo krizë, edhe për muajt e tjerë”, tha ai.
Kryebashkiaku Veliaj ftoi këdo që jep hapësira me qira, ta falë pagesën për marsin e prillin, duke pasur parasysh se s’kanë pasur aktivitet ekonomik. “Do të doja shumë që këtë shembull ta ndiqnin të gjithë. Shumë lokale, shumë biznese, shumë zyra, shumë dyqane, nuk kanë pasur punë marsin dhe me gjasa edhe një pjesë të prillit, ndaj për dikë që është qiraxhi, do të thotë që ka ku jeton, ka dhënë shtëpinë e 2-të, ose të 3-të me qira. Për dikë që ka prona, pra ka asete, nuk është për bukën e gojës dhe i ka dhënë këto asete me qira, dhe me këto qira ka jetuar mirë këto kohë, ky është momenti për ta ndjekur këtë shembull, duhet që gjithësecili ta japi këtë kontribut.
Sigurisht që kjo është një marrëdhënie private, është një kontratë që është lidhur mes dy privatëve dhe bashkia mund të vendosi për qiratë që ka vetë, por jo për qiratë që kanë lidhur privatët mes tyre. Por tani lipset që të kemi edhe një kontratë zemrash, jo vetëm një kontratë financiare, jo vetëm një kontratë pronash, lipset që të shërbejmë edhe pak energji të mire”, theksoi Veliaj. Kreu i Bashkisë u shpreh se kjo është një situate ku secili mund të japë kontributin e tij. “Për të gjithë ata që janë pronarë dhe kanë ambiente me qira, ky është momenti juaj, mund të bëni diçka qoftë edhe duke i falur qiramarrësit tuaj këtë muaj dhe muajin pasardhës.
Unë e di që jemi në një situatë të vështirë, por secili mund të bëjë sa mundet”, nënvizoi Veliaj. Ai u bëri apel qytetarëve që të qëndrojnë në banesat e tyre ndërsa theksoi se për çdo nevojë do të kenë ndihmën nga ana e Bashkisë. “Ju falenderoj të gjithëve, ju dua fort, rrini në shtëpi sidomos nëse jeni të moshuar, ose nëse keni probleme me shëndetin. Nëse jeni të rinj dhe po shërbeni, ju lutem fillimisht kujdesuni për veten teksa kujdeseni për të tjerët dhe unë jam i bindur që nëse një pjesë e madhe e qytetarëve të Tiranës do të përfitojnë dhe nga kjo falje e qirave si të bashkisë, apo të privatëve, do dalim më të fortë dhe më të bashkuar nga kjo histori”, tha Veliaj./Burimi: SCAN
Më të lexuarat
![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
![Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik](images/news/euro kursi kembimit minimim i ri historik.jpg)
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
![788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet 788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet](images/news/instat turiste te ardhura shpenzime raporti.jpg)
![Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj](images/news/paga administrate qershor rritje buxheti.jpg)
![Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave](images/news/zgjedhjet europiane partite e djathta ekstreme.jpg)
![Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise](images/news/matura provimi dyte gjuhe letersi.jpg)
![Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh](images/news/prona cmime te larta raporti shqiperi.jpg)
![Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen](images/news/policia protesta plan masazh rruget.jpg)
![2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi 2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi](images/news/puna online shtepi raporti.jpg)