Secondary Adv

Ndryshon vendimi: Ja cfare ndodh me ata qe mbahen nga te ardhurat e qerase

Kryeministri Rama sqaroi se familjet që jetojnë me qiranë që marrin, shteti do të bëjë një subvencione, jo 100 % të qirasë, por do të kalkulohet dhe jepet një pjesë e saj.

 

‘Akti normativ dhe Tatimet do të detajojnë dhe udhëzojnë gjëra të ndryshme. Nuk po u themi atyre që jetojnë me atë qira që do rrini pa bukë. Individët të cilët jetojnë me qiranë e një mjedisi qe e ka në pronësi dhe nuk kanë të ardhura të tjera absolutisht që do të jemi ne qe do i mbështesim për këtë periudhë. Do i mbështesim me një subvencioni ashtu si bizneset e vogla qe nuk do e paguajnë qiranë. As këto familje nuk do i lëmë vetëm, nuk do të thotë të japim të gjithë qiranë, por një pjesë të saj sipas kalkulimeve që do të bëhen mirë.”, tha Rama

 

Ndërsa për energjinë elektrike, kryeministri është shprehur se është e pamundur për ta falur, sepse kompania operon mbi fonde, që shteti nuk ja garanton dot në këto kohë krize: ‘Po falëm dita sot ne nuk kemi mundësi ekonomike të mbijetojmë nesër. Kompania punon me fonde, nëse nuk mbledh kontributet sot nuk importon dot energji nesër. Pra këto para që po vëmë për rezistencën ti çojmë te dritat dhe sërish të mos ia dalim dot.’/Burimi: SCAN


Më të lexuarat