Secondary Adv

Drafti per taksat vendore: Hiqet kushti i takses se infrastruktures per lejen e legalizimit

Një ndryshim në ligjin e taksave vendore, propozuar nga një grup deputetësh, synon të heqë kushtin e pagesës së taksës së infrastrukturës për të marrë lejen e legalizimit. 

 

Propozuesit thonë se kjo nuk heq detyrimin e pagimit të kësaj takse, por vetëm kushtëzimin që leja e legalizimit jepet vetëm nëse paguhet kjo taksë, pasi ishte konstatuar se ky proces po pengonte dhe vononte legalizimet. Kushtëzimi për të paguar taksën përpara marrjes së lejes u vu në vitin 2018, ndërsa më parë individën mund ta paguanin të shtrirë në kohë, që zgjaset edhe deri në 1 vit. Numri i lejeve të legalizimit për periudhën Janar – Korrik per vitet 2015, 2016, 2017′ 2018 /2015 e në vazhdim derisa hyri në fuqi kushtëzimi i dhënies së lejes së legalizimit me vjeljen e taksës së ndikimit në infrastrukturë ka qenë 2.5-3 fish më i madh. 

 

Ky kushtëzim, në vend që të nxiste interesin e poseduesve të objekteve pa leje për të paguar taksën e ndikimit ne infrastrukturë për efekt të procesit të legalizimit, solli humbjen e interesit për vetë procesin e legalizimit. Sipas relacionit që shoqëron projektligjin, Qëllimi i këtij ligji është heqja e pengesës ndaj procesit të legalizimit te ndërtimeve pa leje, që është krijuar nga dispozita (neni 9) e ligjit nr. 95/2018 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9632, date 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, (ne vijim, “Ligji nr. 95/2018” ose “Ligji Ndryshues”), e cila e ka kushtëzuar këtë proces në mënyrë të pajustifikuar me parapagimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë.

 

Objektivi final i kësaj nisme është garantimi i vazhdimësisë së procesit të legalizimit të objekteve pa leje, nga ana e ASHK, pa u kushtëzuar nga veprime/veprimtari që nuk janë pjesë e aktivitetit të saj. Projektligji është instrument i rëndësishëm për të mundësuar realizimin e objektivit për legalizimin e ndërtimeve pa leje, sepse eliminon pengesën e panevojshme që i është shkaktuar këtij procesi nga Ligji nr. 95/2018. Neni 9 I ketij Ligji Ndryshues ka vendosur detyrimin për të mos Ieshuar lejen e legalizmit pa shlyer njëherë aplikuesi për legalizim, pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë. 

 

Ky parashikim jo vetëm që tejkalon objektin dhe fushen e rregullimit të ligjit “Për sistemin e taksave vendore”, i cili është vetëm ligj fiskal, por pengon dhe vonon në mënyrë paarsyeshme përfundimin e procesit të legalizimit, duke përkeqesuar edhe pozitën procedurale të subjekteve të këtij procesi. Për të sqaruar procedurialisht problematiken, në vijim relacionin sqaron se:

1) ALUIZNI (sot ASHK), në zbatim të VKM nr.860/2014 dhe VKM nr.954/2015 pasi miratonte lejen e legalizimit, njoftonte bashkinë kompetente në mënyrë që kjo e fundit të llogariste dhe t’i njoftonte përfituesit të lejes, vlerën e detyrimit per taksën e ndikimit në infrastrukturë;

 

2) Në bazë të Ligjit nr.95/2018, ALUIZNI (sot ASHK), (1) njofton bashkinë për ndërtimin informal që legalizohet, duke i dhënë informacionin teknik përkatës. (2) Bashkia me manjen e këtij njoftimi (3) llogarit vlerën e detyrimit të aplikuesit për taksën e ndikimit në infrastrukturë sipas siperfaqes ndërtimore. Me pas këtë detyrim bashkia ia (4) njofton subjektit aplikues. Pasi aplikuesi njoftohet dhe (5) kryen pagesen e taksës, ai (6) dorëzon pranë ALUIZNI (sot ASHK), vfatetimin për shlyerjen e saj. 

 

ALUIZNI (sot ASHK), vetëm pasi të ketë administruar këtë vërtetim, miraton lejen e legalizimit. E gjithë kjo, ka sjellë jo vetëm vonesë të konsiderueshme në miratimin e lejes, per shkak të kohëzgjatjes së procedurës së njoftimit dhe marrjes së informacionit ndermjet ALUIZNI (sot ASHK), dhe bashkive, por edhe pamundësi të miratimit të saj, duke qenë se barra financiare e taksës tashmë rëndon mbi vetë procedurën e legalizimit. Kjo ka shkaktuar mosinteresimin e subjekteve për përfundimin e procesit, duke qenë se ky rregull perceptohet si një përkeqësim i pozitës së tyre. 

 

Kujtojmë këtu faktin se vizioni i Keshillit të Ministrave, ishte për një process Iegalizimi me kosto sa më të ulët për palët (“falas”), thuhet në relacion. Ndërkohë që një kushtezim i tillë është në kundërshtim të hapur me këtë frymë dhe e zhbën tërësisht nismën e ndërmarrë prej 4 vitesh për reformimin e procesit. Ajo që është më thelbësore, një marrëdhënie e tillë kushtëzimi, ka rezultuar në pengimin e pakuptimtë të procesit të legalizimit dhe në mosrealizimin e objektivave strategjike-shtetërore për këtë proces. 

 

Nga përllogaritjet e bëra gjatë vitit 2014 dhe të provuara në praktikë gjatë gjithë këtyre viteve, rreth 60-80% e qytetarëve që legalizohen e paguajnë taksën e ndikimit ne infrastrukturë në një periudhë kohe të shtrirë në kohë pas përmbylljes së procesit të legalizimit, që shkon nga disa muaj, e deri në më teper se një vit. Nga aplikimi i këtij ndryshimi, miratuar me Ligjin nr. 95/2018 pasoja direkte ishte rënia drastike e numrit mujor të legalizimeve./Burimi: Monitor  


Më të lexuarat