Secondary Adv

Gati audituesit e energjise: Certifikate energjie per objektet qe shiten ose jepen me qira

Për herë të parë në vendin tonë është zhvilluar testimi për certifikimin e audituesve të energjisë, duke hapur tregun e eficencës së energjisë dhe reduktimit të konsumit. 

 

Drejtori i Agjencisë së Eficencës së Energjisë, Evis Berberi thotë se me certifikimin e këtyre profesionistëve do të nisë edhe puna në terren për lëshimin e certifikatave të energjisë, si një parakusht për të shitur apo lëshuar me qira një objekt. Sipas Berberit, së shpejti do të miratohen edhe 2 aktet e fundit nënligjore, për t’i hapur rrugë tërësisht këtij procesi të vonuar. Në testimin e parë plotësuan kriteret e pjesëmarrjes 82 aplikantë, ndërkohë që në fund të vitit do të ketë edhe një fazë tjetër për kandidatë të interesuar. Sipas studimeve në Shqipëri, për të plotësuar nevojat e tregut nevojitet 300-400 auditues energjie, por ky nuk është një numër kufizues, pasi çdokush që kalon testimin ka të drejtë të ushtrojë këtë profesion./Burimi: Scan


Më të lexuarat