![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
Perfundon rehabilitimi i nje tjeter blloku ne Sauk: Rikonstruktohen 7 rruge
Një tjetër bllok në zonën e Saukut i është nënshtruar rehabilitimit të plotë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po realizohen në këtë projekt, ku përfshihet rikonstruksionii shtatë rrugëve: “Enver Preza”, “Abaz Fejzo”, “Andon Lufi”-1, “Andon Lufi-2”, “Besim Baxhaku”, “Lame Kreco” dhe “Ethem Gjinushi”. Kryebashkaiku tha se ky është një tjetër xhevahir që del në dritë në këtë zonë, ndërkohë që siguroi se investimet do të vijojnë edhe me blloqet e tjera. “Ka qenë një punë e jashtëzakonshme, kemi filluar parvjet me Rr. “Hermann Gmeinner”, vazhduam vjet me Rr. “Danish Jukniu” dhe rikthehemi sivjetme bllokun “Enver Preza”, i cili ka filluar me sheshin para xhamisë, ku është bërë një kënd lodrash. Një tjetër xhevahir.
Më vjen mirë që xhamia, e cila dikur ishte rrethuar me dhera dhe plehra, në këtë muaj të Ramazanit ka dalë në dritë. Fëmijët luajnë te sheshi përpara, teksa besimtarët do të kryejnë ritet e tyrepas pandemisë”, tha Veliaj. Ndonëse shumë pranë qytetit, kjo do të jetë vera e parë për banorët e këtij blloku banimi në Sauk, që nuk do të kenë më rrugë me pluhur, ndërkohë që merr zgjidhje edhe çështja e kanalizimeve për ujërat e bardha dhe të zeza. “Jam i lumtur që një prej blloqeve të vendosura në Tiranë që në fillim të viteve ’90, me një miks familjesh autoktone dhe familjeve që i janë bashkuar më vonë, ka dalë sot në dritë.
Besoj për 4-5 javëdo të fillojmë me asfaltin dhe do jetë vera e parë pas 30 vitesh ku s’do ketë më pluhur në këtë lagje”, u shpreh kryetari i Bashkisë. Veliaj kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për mirëmbajtjen e këtij investimi, në mënyrë që puna të shtrihet edhe në blloqet e tjera. Ndërkaq, në këtë zonë do të vendosen edhe koshat e rinj për mbetjet. “Kërkesat për banorët janë këto: Nëse do i përgjigjemi siç i jemi përgjigjur me kanalizime, ujëra të bardha, ujëra të zeza, me trotuar, me gjelbërim, me asfalt, me ndriçimin LED, ata duhet të na përgjigjen vetëm për një gjë: ta mirëmbajnë! Do vendosim edhe koshat e rinj.
Një qytet i cili është zgjedhur Qyteti Evropian i Rinisë në 2022 dhe që po del në lajme ndërkombëtare për risitë që sjell, qoftë për korsitë e biçikletave, qoftë si qytet miqësor ndaj fëmijëve, për shkollat e reja, ndërtimet pas tërmetit, por për ndërtimet ikonë siç do të jetë Teatri i Riapo Piramida, duhet të jetë edhe një qytet i pastër. Nuk mund të jetë qytet i pastër vetëm në qendër, ndaj duhet të jetë qytet i pastër edhe në periferi”, theksoi kryebashkiaku. Bashkia e Tiranës po vijon me një sërë investimesh të rëndësishme në kryeqytet, ku një vëmendje të posaçme ka edhe projekti i “100 lagjeve”./Burimi: Lexo.al
Më të lexuarat
![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
![Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik](images/news/euro kursi kembimit minimim i ri historik.jpg)
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
![788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet 788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet](images/news/instat turiste te ardhura shpenzime raporti.jpg)
![Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj](images/news/paga administrate qershor rritje buxheti.jpg)
![Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave](images/news/zgjedhjet europiane partite e djathta ekstreme.jpg)
![Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise](images/news/matura provimi dyte gjuhe letersi.jpg)
![Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh](images/news/prona cmime te larta raporti shqiperi.jpg)
![Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen](images/news/policia protesta plan masazh rruget.jpg)
![2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi 2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi](images/news/puna online shtepi raporti.jpg)