![Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona](images/news/investimet pet blerje shtepiee 4 m.jpg)
Nisin punimet te ish- tregu elektrik: Ja ndryshimet qe parashikon te beje Bashkia
Ditën e sotme ka nisur puna në njësinë nr. 2 në Tiranë, në bllokun që kufizohet nga Blv. “Bajram Curri” – Blv. “Petro N. Luarasi” – Rr. “Taulantia” – Rr. “Ali Demi”.
Në këtë zonë krahas asfaltit dhe punimeve nëntokësore, do të ketë edhe një zonë pedonale, kënd lojërash, fusha sportive dhe hapësira të tjera çlodhëse. Kryebashkiaku Erion Veliaj siguroi se do të punohet edhe gjatë verës, për të kapur afatet. “Ky është investimi më i madh në Njësisë 2; jemi te blloku “Taulantia”, një zonë e ngelur si ato zonat mes dy kufijve, njësisë 1 dhe 2. Më vjen mirë që kjo zonë po pëson një transformim të jashtëzakonshëm. Do të punojmë gjatë gjithë verës për t’u siguruar që, teksa qytetarët i kthehen jetës normale dhe vazhdojnë me pushimet, në terren punohet pa pushim për të shfrytëzuar edhe kohën pa shumë trafik”, tha ai.
Veliaj shtoi se kishte ardhur koha që pas 30 vitesh tregu elektrik të mos vazhdonte më nëpër kontenierë e kioska, duke zënë hapësirat publike, por të sistemohej në mënyrë të denjë. “Nisin si shtojca të përkohshme dhe pastaj hedhin rrënjë. 30 vjet është një kohë shumë e gjatë për të qenë një situatë e përkohshme dhe kishte ardhur koha që tregu elektrik të mos vazhdonte më nëpër kontenierë, nëpër kioska, duke zaptuar hapësirat publike, por të sistemohej ashtu siç është sistemuar në dyqane, për ta liruar këtë territor fantastik në një hapësirë për komunitetin”, tha ai. Veliaj nuk ka lënë pa përmendur edhe teatrin e ri kombëtar.
“E kuptoj vitin '91-'92, kur sapo kishte filluar kapitalizmi, ishte i nevojshëm qarkullimi i të mirave materiale dhe financave, por vjen një ditë kur duhet t'i hapim rrugë zhvillimit. Ishim mësuar me treg në rrugë për pajisjet elektrike, me treg në rrugë për rrobat te komuniteti rom, i cili sapo u zhvendos te ish Fabrika e Miellit, me një teatër skandaloz, me fusha skandaloze, me lodra të shkatërruara, por vjen një çast kur dora e modernizimit duhet të kapë çdo hapësirë të qytetit. Siç po fillojmë me rregullimin e Piramidës dhe Teatrin e ri, ashtu do të vazhdojmë në mënyrë kapilare me lagjet”, tha Veliaj, teksa kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve.
“I kërkoj qytetarëve bashkëpunim! Do bëjmë maksimumin për të akomoduar sa të mundemi nevojat e komunitetit, ama aty ku dikush është në mes të rrugës, do të duhet të hapë rrugë. Kemi mundësi që me bonuset e qirasë të ndihmojmë të gjithë ata që preken, por duhet ta pranojmë, herët a vonë, nëse ke ndërtuar në pronë publike dhe ke bllokuar rrugën për mijëra qytetarë, do të duhet që t’i hapësh rrugë vendit”, nënvizoi ai.
Ky bllok ka një sipërfaqe rreth 13 ha, në të cilën mbizotërojnë banesa rezidenciale 1-3 katëshe dhe pallate 4-5 katëshe. Projekti parashikon ndërhyrje në rrjetin rrugor në brendësi të bllokut i cili paraqitet tepër i amortizuar. Gjithashtu pjese e projektit do jetë trajtimi i hapësirave publike si dhe ndërtimi i parkingjeve në brendësi të bllokut. Ndërkaq, zona e Tregut Elektrik është trajtuar si një zonë pedonale dhe me gjelbërim./Burimi: Shqiptarja.com
Më të lexuarat
![Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona](images/news/investimet pet blerje shtepiee 4 m.jpg)
![BE: Serbia nuk mund te behet anetare pa normalizimin e raporteve me Kosoven BE: Serbia nuk mund te behet anetare pa normalizimin e raporteve me Kosoven](images/news/serbia anetare me kuste be.jpg)
![OKB: 120 milione persona jane zhvendosur me force ne bote OKB: 120 milione persona jane zhvendosur me force ne bote](images/news/njerey te zhvendosur nga gaza.jpg)
![Banka e Shqiperise firmos aplikimin zyrtar per anetaresimin e Shqiperise ne SEPA Banka e Shqiperise firmos aplikimin zyrtar per anetaresimin e Shqiperise ne SEPA](images/news/sejko marreveshja sepa.jpg)
![BE njofton per tarifa me te larta per automjetet elektrike kineze BE njofton per tarifa me te larta per automjetet elektrike kineze](images/news/tarifa shtese per makinat kineze.jpg)
![Se shpejti vjen e-Albania 2.0, portali i sherbimeve i nenshtrohet ridizajnimit Se shpejti vjen e-Albania 2.0, portali i sherbimeve i nenshtrohet ridizajnimit](images/news/e albania ridizajnim.jpg)
![Media italiane: Zbuloni Lukoven dhe Ksamilin, ideale per pushime verore Media italiane: Zbuloni Lukoven dhe Ksamilin, ideale per pushime verore](images/news/lukova dhe ksamili media italiane.jpg)
![Shqiperia mes 4 vendeve me shpenzimet me te uleta per pensionet Shqiperia mes 4 vendeve me shpenzimet me te uleta per pensionet](images/news/shpenzimet per pensionett ne europ dhe al.jpg)
![Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem](images/news/stres te punesuar ne shqiperii.jpg)
![Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20 per qind me te uleta Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20 per qind me te uleta](images/news/rrogat ne privat te uleta.jpg)