Secondary Adv

Hapet serish aplikimi per pagen prej 40 mije lekesh- DPT: Ja deri kur ka afat

Drejtoresha e Tatimeve tha se në mars-prill pati 38 mijë të papunë nga koronavirusi dhe tashmë është hapur thirrja e re për aplikim për pagë lufte deri më 5 qershor.

 

Ibrahimaj thotë se edhe nëse nuk aplikohet nga bizneset, atëhere paga e luftës 40 mijë lekë e njëjta si ajo e paketës së dytë ekonomike do i kalojë automatikisht atyre që u takon. Ky është një ndryshim procedurial pasi jo të gjithë kanë përfituar pagën e luftës 40 mijë lekë pasi bizneset nuk kanë aplikuar për punonjësit e tyre, por tashmë ato do të kalohen me apo pa aplikimin e bizneseve përkatëse deri më 5 qershor ku mund të aplikohet si me paketën e dytë.‘’

 

Ne kemi ndjekur me kujdes ankesat si nga individët dhe tatimpaguesit që nuk kanë përfituar dot nga paketa e dytë. 38 mijë individë të larguar në mars- prill nga puna. Këta individë që janë larguar do përfitojnë nga paga e luftës që nga momenti i miratimit. Të gjithë që do jenë përfitues të këtij ndryshimi që do të kenë mundësi deri në 5 qershor të aplikojnë. Pas datës 5 qershor nëse bizneset nuk do të aplikojnë atëhere pagën e luftës do ua kalojmë automatikisht. Duke arritur vlerën e 176 mijë personave. ‘’- tha Ibrahimaj./Burimi: Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat