Secondary Adv

Pse nuk aplikojne bizneset per pagen e luftes: Ja subjektet qe i shpetojne gjobave

Bizneset kanë 5 ditë afat për të aplikuar për përfitimin e pagës prej 40 mijë lekë, në të kundërt do të përballen me gjoba deri në 50 mijë lekë për punonjës. 

 

Por ndërsa ecuria e aplikimeve është e dobët, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nuk ka një arsye se përse tatimpaguesit janë të tërhequr. Sipas Drejtoreshës Delina Ibrahimaj nuk është kusht pagesa e sigurimeve dhe as e detyrimeve që mund të ketë biznesi. Ndërkaq, akti normativ për vendosjen e penaliteteve pas datës 5 qershor është depozituar për diskutim në komisionet parlamentare. Në dokument, përcaktohet se cilat janë ato biznese që i shpëtojnë gjobave në këtë rast. 

 

Konkretisht, sipas aktit normativ, subjektet, te cilat i kane trajtuar me page të plotë të punësuarit apo ish-te punësuarit nuk gjobiten per mosaplikim për përfitimin e ndihmës financiare. Ndërkohë që u krijohet mundësia tatimpaguesve të gjobitur, për ankimim pranë administratës tatimore, duke paraqitur ne rruge elektronike, nëpërmjet portalit e-filing, shkaqet dhe/ose arsyet e mosaplikimit, jo me vone se 30 (tridhjetë) ditë nga data e komunikimit të gjobës, sipas Kodit të Procedurave Administrative./Burimi: Scan


Më të lexuarat