![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
Rriten detyrimet e prapambetura ne 2020: Institucionet me borxhet me te medha
Në fund të 3 mujorit të parë detyrimet e prapambetura të institucioneve arritën rreth 53 mln euro, ku rreth 22 për qind e stokut janë detyrime të janar-mars 2020.
Në fund të tremujorit të parë 2020 detyrimet e prapambetura të institucioneve arritën në total rreth 53 milionë euro ku rreth 22 për qind e këtij stoku janë detyrime të krijuara në janar-mars 2020 kurse pjesa tjetër të mbartura nga viti i kaluar. Pjesa më e madhe e detyrimeve të prapambetura i takojnë atyre që duhet të paguhen për llogari të individëve, që kanë fituar gjyqe pasi janë larguar pa të drejtë nga pozicioni i punës. Vetëm për vendime gjyqesh janë 4 miliardë detyrime. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se nga institucionet bartëse të detyrimeve pjesa më e madhe i takon Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë me 1.7 miliardë lekë në total apo rreth 34 për qind të gjithë stokut.
Ndarja e borxheve sipas institucioneve:
Ministria Infrastrukturës dhe Energjisë – raporton që detyrimet e krijuara për periudhën janë në vlerën 98.7 milion lekë si 3-mujor ose 1.72 miliard lekë progresiv deri në Mars 2020, referuar detyrimeve të aparatit të MIE, ARRSH-së dhe AKUK-së. Ministria e Mbrojtjes – raporton 1.28 miliard lekë detyrime të akumuluara, ku pjesa më e madhe i përket programit të Emergjencave Civile. Për tremujorin Janar-Mars 2020, ky institucion ka krijuar 401.5 milion lekë detyrime të reja. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë – raporton që detyrimet e krijuara për periudhën Janar-Mars 2020 janë në vlerën 30.8 milion lekë. Në total MASR ka 329.6 milion lekë detyrime të akumuluara.
Ministria e Drejtësisë – Nuk ka detyrime të prapambetura për periudhën Janar-Mars 2020. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale – Ka një stok detyrimesh të prapambetura prej 659.9 milion lekë, progresiv deri në Mars 2020. Ministria e Brendshme – Stoku i detyrimeve deri në Mars 2020 është në vlerën 1.15 miliard lekë. Detyrimet e reja të krijuara në periudhën Janar-Mars 2020 janë në vlerën 50.6 milion lekë, ndërkohë që stoku i mbartur është 1.098 milion lekë. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural – Nuk ka detyrime të prapambetura të trashëguara apo të krijuara për periudhën Janar-Mars 2020.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – nuk ka detyrime të prapambetura të krijuara rishtazi.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë – për tremujorin Janar-Mars 2020 ka krijuar 64.8 milion lekë detyrime të reja të prapambetura. Në total stoku i detyrimeve të akumuluar deri në Mars 2020 është 464.6 milion lekë për vendime gjyqësore për ish punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Ministria e Kulturës – raporton që nuk ka detyrime të krijuara për periudhën Janar-Mars 2020, ndërsa stoku i detyrimeve deri në Mars 2020 është 1.7 milion lekë.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit – Stoku i detyrimeve deri në Mars 2020 raportohet në vlerën 196.5 milion lekë.
Drejtoria e Përgjithshme të Tatimeve – Në total deri në Mars 2020, DPT ka akumuluar 728.4 milion lekë detyrime të prapambetura për vendime gjyqësore lidhur me rimbursimin e TVSH. Gjatë 3-mujorit Janar-Mars 2020 DPT ka krijuar 648.3 milion lekë detyrime të reja./Burimi: Monitor
Më të lexuarat
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
![788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet 788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet](images/news/instat turiste te ardhura shpenzime raporti.jpg)
![Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj](images/news/paga administrate qershor rritje buxheti.jpg)
![Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave](images/news/zgjedhjet europiane partite e djathta ekstreme.jpg)
![Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise](images/news/matura provimi dyte gjuhe letersi.jpg)
![Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh](images/news/prona cmime te larta raporti shqiperi.jpg)
![Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen](images/news/policia protesta plan masazh rruget.jpg)
![2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi 2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi](images/news/puna online shtepi raporti.jpg)
![Shqiperia po zbaton 6 projekte rrugore te rrjetit TEN-T, 137 km me kosto 1 mld euro Shqiperia po zbaton 6 projekte rrugore te rrjetit TEN-T, 137 km me kosto 1 mld euro](images/news/projektet tent shqiperia segmentet.jpg)
![OKB shton Izraelin ne listen e shteteve qe kryejne shkelje ndaj femijeve OKB shton Izraelin ne listen e shteteve qe kryejne shkelje ndaj femijeve](images/news/okb izreal krime lufte femije.jpg)