Secondary Adv

Tirana pa uje ne fundjave: Do te kryhen punimet per impiantin e ri te Bovilles

Kryeqytetasit duhet të marrin masat për fundjavën, pasi Tirana do të ketë kufizime në furnizimin me ujë. 

 

Zv/drejtoresha e përgjithshme e UKT, Evis Gjebrea  shpjegoi për Report Tv se do të nisin punimet për lidhjen e linjës së transmetimit të Ujëmbledhësit të Bovillës me Impiantin e trajtimit të ujit në Bovillë dhe kjo do shkaktoj ndërprerjen e ujit. Gjebrea tregon se janë marrë masat për të siguruar furnizim të qëndrueshëm, gjatë fundjavës, për institucione të rëndësisë së veçantë. Punimet do të nisin që në orët e para të mëngjesit të ditës së shtunë. Ndaj dhe qytetarët duhet të përgatiten për mungesë të ujit gjatë fundjavës./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat