![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
Lagjia e re Tirana Riverside pergjate Lumit te Tiranes: Ja 4 kategorite qe do banojne
Masterplani i zhvillimit të lagjes së re pranë Lumit të Tiranës tërhoqi pak ditë më parë vëmendjen e medieve, jo vetëm shqiptare, por edhe italiane.
Arkitekti i lagjes së re ‘Made in Italy’ që do të ndërtohet përgjatë Lumit të Tiranës është Stefano Boeri. I ftuar në studion e Report Tv, n/kryetari i bashkisë së Tiranës Arbi Mazniku zbuloi detaje të reja nga lagja që do të ndërtohet. "Ajo është një lagje, një nga projektet më të rëndësishme të qytetit në 5 vitet e ardhshme, është dizenjuar nga Stefano Boeri. Kjo është një lagje që ndërtohet si pjesë e gjithë sipërmarrjes së rindërtimit nga qeveria, do të synojë që në pjesën më të madhe të akomodojë një pjesë të banorëve që kanë humbur shtëpitë nga tërmeti, por edhe vendosjen e institucioneve publike që u prekën nga tërmeti, degë të universiteteve që janë prekur, ose që kanë qenë në ngushti funksionale.
Një ndër lagjet e para në Europë që është në konceptin e ndërtimit si lagje, dhe jo si banesë. Është eco nga këndvështrimi i energjisë, për të ruajtur dhe përdoruar energjinë solare brenda njësisë, është pedonale, teksa në të njëjtën kohë cdo objekt ka akses me makina, por duke ruajtur pedonalen. Më pak se 5 vite përfundon" tha ai. Por kush do të banojë në këtë lagje dhe cilat institucione shtetërore do të zhvendosen? Mazniku tregoi 4 kategoritë, që janë të prekurit nga tërmeti, çiftet e reja që marrin kreditë e buta, banorët e zonës që janë aktualisht, ndërsa do të vendosen edhe institucionet shtetërore dhe degë të universiteteve.
Ai garantoi banorët që kanë banesat afër lumit dhe që nuk janë legalizuar se do të trajtohen me banesa. "Pjesa e parë e objekteve që do të zgjasin më pak se një vit, do të jenë për banorët e tërmetit, që të vendosen, po ashtu do të kemi edhe institucionet jetike për shtetin dhe gjithë procesi do të jetë i fazuar. Do të ketë blloqe të lagjeve, por fokusi i parë që do të mbyllet shpejt, brenda fundit të vitit 2021 do të jenë vendosur gjysma e njerëzve që kanë humbur banesën nga dëmet e tërmetit. Pjesa tjetër do të vendosen në Kombinat, teksa projektin do ta prezantojmë javën tjetër.
Pra do të jenë 4 fokuse, institucionet, të prekurit e tërmetit, rialokimi i atyre banorëve, sepse aty ka një numër shtëpish, cka u bëhet edhe atyre shumë mirë. Eshtë një fat shumë i madh për ata, me një vlerë më të madhe që do kenë për pronën e tyre. Ata që janë afër lumit dhe nuk kanë mundësi të legalizohen, edhe ata do të trajtohen me banesa. Pra kategoria e dytë është pronar toke dhe ata që nuk kanë mundësi të legalizohen. Grupi i tretë do të jetë për strehimin, kreditë e buta.
Në vitet e tjera një pjesë e këtij programi, ata që do të marrin banesa të orinetohen në këto lagje, lagje inovatore dhe me cmime shumë të mira". Masterplani ka të projektuar edhe kulla edhe ndërtesa më të ulëta. "Pjesa më e madhe janë objekteve janë të ulëta, por lagja ka tre pole, ka një ndërtesë të lartë, që bën funksionin si kulla e sahatit, është shënjuesja, po ashtu edhe dy polet me ndërtesa të larta. 3-4 objekte do të jenë mbi 16-17 kate, të tjerat 5-6-7 kate. Javën tjetër do të prezantojmë lagjen e re në Kombinat. Janë filozofi të ndryshme, por të lidhura me konceptin që është zhvilluar Tirana" tha ai./Burimi:Shqiptarja.com
Më të lexuarat
![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
![Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit](images/news/zgjerimi i pistes 3 herre.jpg)
![Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill](images/news/infrastruktura bujqesore prill.jpg)
![G7, mbyllet takimi i nivelit te larte me nje paralajmerim te forte per Kinen G7, mbyllet takimi i nivelit te larte me nje paralajmerim te forte per Kinen](images/news/mbyllet takimi i g7.jpeg)
![Putin propozon paqe: Ukraina te terhiqet nga 4 rajone, i japim fund luftes Putin propozon paqe: Ukraina te terhiqet nga 4 rajone, i japim fund luftes](images/news/putin per paqen ne ukraine.jpg)
![Media italiane SiViaggia: Udhetim ne kryeqytetin modern shqiptar, Tirane Media italiane SiViaggia: Udhetim ne kryeqytetin modern shqiptar, Tirane](images/news/udhetim ne tirane media it.jpg)
![Bashkite fituan 4 mln euro nga taksa e hoteleve ne 2023, rriten te ardhurat Bashkite fituan 4 mln euro nga taksa e hoteleve ne 2023, rriten te ardhurat](images/news/bashkite nga hotelet fitimi.jpg)
![APP hap tenderin, 8.1 milione leke per rikonstruksionin e Gjykates Kushtetuese APP hap tenderin, 8.1 milione leke per rikonstruksionin e Gjykates Kushtetuese](images/news/rikonstruksion gjzkata tender.jpg)
![Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj](images/news/policia sezoni turistik pune 12 ore.jpeg)
![Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave](images/news/sepa shqiperia anetaresim kursim.jpg)