![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
Skenaret e rimekembjes: Ja sa kohe do i duhet ekonomise shqiptare te normalizohet
Deri më tani janë zhvilluar 4 skenarë të kurbës së rimëkëmbjes nga pasojat negative të pandemisë nga institucionet financiare ndërkombëtare, ato vendase dhe bizneset.
Skenari më optimist parashikon rritje mbi 8% në vitin 2021, ndërsa ata më afër realitetit, projektojnë një rikuperim më të butë që shtrihet në tre vitet në vijim, me ritmet 2-4%. Rihapja e ekonomisë pas uljes së agresivitetit të virusit po dëshmon pasiguri. Sektorët e tregtisë, turizmit dhe prodhimit nuk presin rimëkëmbje para fillimit të vitit 2022. Pandemia frenoi aktivitetin ekonomik në Shqipëri, ashtu si dhe në mbarë botën me një shpejtësi të paprecedentë këtë pranverë. Muaji prill arriti pikun e efekteve negative, ku të paktën 60 mijë persona humbën punën. Shitjet, eksportet, konsumi, investimet pësuan rënie me ritme dyshifrore, teksa borxhet në sektorin privat dhe publik janë rritur me një shpejtësi alarmante.
Rihapja e ekonomisë pas uljes së agresivitetit të virusit po dëshmon se rimëkëmbja do të jetë një proces i vështirë, i ngadaltë, që me shumë gjasa do të përmbysë skenarët e rikuperimit që u lëshuan në mes të pandemisë. Njerëzit po hezitojnë t’i kthehen normalitetit dhe të marrin angazhime të mëdha financiare si pushime të gjata, blerje të mëdha, rikonstruksione, etj. Bizneset kanë zhvendosur planet për zgjerime, investime dhe po punojnë me planet e emergjencës, teksa numri i të infektuarve po rritet. Rikthimi i një vale të dytë të virusit, pa një kurbë të qartë dhe mungesa e një vaksine, duket se do ta mbajnë ekonominë nën presion për rikuperim të shpejtë.
Por institucionet financiare ndërkombëtare, ato vendase dhe përfaqësues nga sektorët kryesorë të ekonomisë kanë ndërtuar disa skenarë, nëpër të cilët do të kalojë rimëkëmbja e ekonomisë. Projeksionet variojnë sipas disa skenarëve, nga më optimisti që merr në konsideratë rikuperimin me një rritje 8% të ekonomisë vitin që vjen, tek më pesimisti, i cili parashikon që efektet e pandemisë në rikuperim do ndikojnë negativisht përtej pesë viteve, ku zinxhirët e furnizimit do mbeten të përçara dhe produktiviteti shënon ulje sistematikë. Sipas projeksioneve të Bankës së Shqipërisë, të argumentuara në mënyrë të posaçme për Monitor, pritet që rikuperimi i pasojave të vijojë për një periudhë dyvjeçare.
Në një skenar bazë, të ndërtuar nga Banka mbi premisën e zhdukjes së pandemisë gjatë vitit 2020 dhe supozimeve të arsyeshme mbi ambientin e brendshëm dhe të huaj, ekonomia shqiptare pritet t’i rikuperojë humbjet e pësuara gjatë pandemisë brenda dy viteve të ardhshme. Pritshmëri të njëjta vijnë edhe nga ekonomia reale. Baret dhe restorantet, të cilat pësuan goditjen më të fortë nga sektori i shërbimeve dhe në Shqipëri përfaqësojnë një pjesë të madhe të ekonomisë reale, do të duan tre vite që të rikthehen në normalitet, thotë Enri Jahaj nga Shoqata e Bareve dhe Restoranteve. Të dhënat e INSTAT tregojnë se 46% e punësimit privat në vend sigurohet nga tregtia dhe shërbime, kryesisht në sipërmarrje të vogla, me 1-4 të punësuar.
Vendi ka një numër të madh dyqanesh me veshje e këpucë, apo me produkte të tjera, si dhe bare e restorante (në mënyrë unike rreth 15% e bizneseve në vend janë lokale). Vasilia Vjero, zëvendësministre e Financave, pranon se humbja më e lartë e vendeve të punës ka qenë në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor, që janë kryesisht baret e restorantet. Sektori i prodhimit duket më optimist. Por pesha e tij në ekonomi është vetëm 6% dhe në punësim mbi 21%, sipas të dhënave të INSTAT. I përqendruar në prodhimin e furnizimeve elementare, si veshje dhe këpucë kryesisht, sektori pritet të rimëkëmbet më shpejt, duke e përshtatur biznesin më kërkesën e re.
Ministria e Financave parashikon që ekonomia e vendit të pësojë një rënie me së paku 5% këtë vit. Rënie të ngjashme kanë projektuar edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, teksa projeksionet për rikuperimin marrin në konsideratë rritje nga 2-8% gjatë vitit 2021. Skenari më i besueshëm tregon për një rikuperim të efekteve negative për një periudhë dy deri në tre vjet./Burimi: Monitor
Më të lexuarat
![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
![Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik](images/news/euro kursi kembimit minimim i ri historik.jpg)
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
![788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet 788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet](images/news/instat turiste te ardhura shpenzime raporti.jpg)
![Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj](images/news/paga administrate qershor rritje buxheti.jpg)
![Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave](images/news/zgjedhjet europiane partite e djathta ekstreme.jpg)
![Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise](images/news/matura provimi dyte gjuhe letersi.jpg)
![Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh](images/news/prona cmime te larta raporti shqiperi.jpg)
![Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen](images/news/policia protesta plan masazh rruget.jpg)
![2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi 2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi](images/news/puna online shtepi raporti.jpg)