Secondary Adv

Komiteti i Eksperteve diskuton masat e reja anti Covid: Maskat do behen me detyrim

Mbajtja e maskave në ambjentet publike tashmë do të jetë me detyrim. 

 

Kjo është masa e re anti-Covid për të cilën ka rënë dakord Komiteti Teknik i Ekspertëve. Lajmin e bën me dije Gjeorgjina Kuli, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë. Ajo tha se mbajtja e maskave do të bëhet e detyrueshme në ambiente të mbyllura dhe me shumë njerëz. Në të kundërt, personat që shkelin këtë masë të re, do të gjobiten. 

 

“Në ambientet e mbyllura do të jetë e detyrueshëm maska dhe do të ketë gjoba dhe do të bëhet këto ditë. Janë çështje të vendosura nga Komiteti Teknik që maska të bëhet e detyrueshme dhe kjo do të zbatohet sa më shpejt,” u shpreh Kuli. Ky vendim i cili pritet të hyjë në fuqi në ditët në vijim u mor nga rritja e numrit të rasteve të reja me koronavirus gjatë dy javëve të fundit./Burimi: Top Channel


Më të lexuarat