Secondary Adv

Deklarata e qeverise: Vendi nuk shkon me drejt mbylljes edhe nese rastet rriten

Qeveria nuk do të mbyllë më vendin edhe nëse numri i të infektuarve me koronavirus rritet.

 

Kryeministri Rama deklaroi këtë të premte se:´Ne po bëjmë çmos, por unë nuk mendoj se ne duhet t’i kthehemi mbylljes. Një mbyllje tjetër e Shqipërisë është diçka në përmasa jashtëzakonisht kritike për të gjithë. Një kontroll i rregullave në hapje me polici dhe me ushtri për çdo qytetar është i pamundur.´Rama i kërkoi qytetarëve që jenë të përgjegjshëm dhe të jenë të vetëdijshëm se virusi nuk ka ikur akoma: Të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm që virusi nuk ka ikur dhe nuk do të iki, dhe ne nuk mundet dot të mbyllemi dhe të hapemi. Mbyllja e parë ishte e rëndësishme edhe për tu përgatitur më mirë, si gjithë bota ashtu edhe ne. Ne jemi të përgatitur për ta përballuar. Por nëse duam të ruajmë këtë trend dhe të minimizojnë pasojat çdo kush do të marrë përgjgegjësinë e vet./Burimi: Exit.al


Më të lexuarat