Secondary Adv

Policia informon mbi levizjen jashte vendit: Ku lejohet dhe ndalohet kalimi

Policia e Shtetit nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare ka bërë me dije se si po vijon situata e kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në kufij. 

 

Policia e Shtetit nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare ka bërë me dije se si po vijon situata e kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në kufij, ku është njoftuar se: 

me Kosovën lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;

me Malin e Zi mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR.

me Maqedoninë e Veriut lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë; 

 

me Greqinë lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke;

me vendet e tjera të zonës Schengen nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve. Për të udhëtuar drejt Shqipërisë kufiri është i hapur për të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi./Burimi: SCAN


Më të lexuarat