Deri me 31 korrik afati per bilancin- Tatimet: Ja dokumentet qe duhen plotesuar
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, u ka kujtuar tatimpaguesve se afati i dorëzimit të pasqyrave financiare për vitin fiskal 2019, është data 31 Korrik 2020.
Ky afat u shty, pasi 31 marsi, kur është periudha që normalisht dorëzoheshin bilancet çdo vit përkoi me fillimin e pandemisë së Covid-19 dhe karantinën e ekonomisë, çka i pengoi financierët që të mbyllnin pasqyrat financiare. Ndërkohë, deklatata e tatim fitimi nuk u shty dhe ajo është dorëzuar në 31 mars. Tatimet njoftojnë se së bashku me bilancin kontabël dhe anekset e tij, tatimpaguesi është i detyruar të dorëzojë:
raportin e ekspertit të autorizuar të shoqërisë (kur ky raport kërkohet nga ligji apo aktet nënligjore),
inventarin analitik të mallrave gjendje 31.12.2019,
inventarin e mjeteve të transportit në pronësi,
kontratat e qirasë për mjediset e marra me qira apo vërtetimin e pronësisë për objektin, si dhe
inventarin e aktiveve afatgjata (makina dhe ndërtesa) gjendje deri më datë 31 Dhjetor 2020 sipas formularit bashkëlidhur Udhëzimit nr. 5 datë 30.01.2006, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar.
Përvec se sa më sipër, dokumentacioni shtesë i kërkuar në bazë të Legjislacionit tatimor në fuqi, i cili do të dorëzohet elektronikisht së bashku me pasqyrat financiare është:
Pasqyra e flukseve të mjeteve monetare Direkte.xlsxPasqyra e flukseve të mjeteve monetare Indirekte.xlsx
Pasqyra e ndryshimeve në kapitalet e veta.xlsx
Pasqyra e performancës (pasqyra e të ardhurave dhe të shpenzimeve) sipas funksionit.xlsx
Pasqyra e performancës (pasqyra e të ardhurave dhe të shpenzimeve) sipas natyres.xlsx
Pasqyra e pozicionit financiar.xlsx
Tatimet kanë publikuar dhe formatet e miratuara të dokumentacionit që duhet dorëzuar në formë elektronike, në e-filing.
Formati per Pasuri te Luajtshme (Makina)
Format raportimi SKK2_I Mesem dhe i Madh
Format raportimi IFRS_Biznes me interes publik
Formati per Pasuri te Paluajtshme (Ndertesa)
Formati raportimit SKK15_Mikro dhe i Vogel/Burimi: Monitor