![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
Ndryshon TVSH per profesionet e lira: Nuk do paguajne me nga zero
Kontabilistët, audituesit, noterët, avokatët, vlerësuesit e pasurive dhe të gjithë profesionet e tjera të lira, nga 1 janari i 2021, nuk do paguajnë më TVSH nga zero.
Kontabilistët, audituesit, noterët, avokatët, vlerësuesit e pasurive dhe të gjithë profesionet e tjera të lira, nga 1 janari i 2021, nuk do paguajnë më TVSH-në nga zero, por mbi qarkullimin vjetor prej 10 milionë lekësh, ashtu si gjithë bizneset e tjera. Ndryshimi është publikuar në Fletoren e fundit zyrtare, në të cilin u miratua dhe rritja e kufirit minimal të regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar nga 2 në 10 milionë lekë, nga 1 janari I vitit të ardhshëm. I njëjti shfuqizoi dhe pikat 2 dhe 3 të nenit 11 të vendimit Nr. 953, datë 29.12.2014 për dispozitat zbatuese të ligjit të TVSH-së.
Pika 2 e këtij neni përcaktonte se “Kufiri minimal i regjistrimit për TVSH-në për personat e tatueshëm, që ofrojnë shërbime në veprimtari ekonomike, sipas profesioneve të tilla si: avokat, noter, mjek i specializuar, dentist, dentist i specializuar, farmacist, infermier, veteriner, arkitekt, inxhinier, mjek-laborant, projektues, ekonomist, agronom, ekspert kontabël i regjistruar, kontabilist i miratuar dhe vlerësues i pasurisë, pavarësisht nga qarkullimi vjetor i tyre, është zero. Të gjithë këta janë persona të tatueshëm, të regjistruar për TVSH-në, edhe nëse kryejnë veprimtari të përjashtuar sipas ligjit”.
Ky nen nga 1 janari 2021 shfuqizohet. Është rritur pragu i TVSH-së nga 5 në 10 milionë lekë edhe për prodhuesit bujqësore që janë në skemën e kompensimit. Neni 3, që shfuzizohet nga 1 janar përcaktonte se “Për prodhuesit bujqësorë, për të cilët zbatohet regjimi i veçantë i skemës së kompensimit dhe që e zhvillojnë veprimtarinë ekonomike si fermerë individualë, kufiri minimal i regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar është qarkullimi prej 5 000 000 (pesë milionë) lekësh në një vit kalendarik.
TVSH nga zero për profesionet e lira u shoqërua me shumë debate
Profesionet e lira kanë paguar TVSH nga zero, që nga janari i vitit 2015, bazuar në vendimin VENDIM Nr. 953, datë 29.12.2014, PËR DISPOZITAT ZBATUESE TË LIGJIT NR. 92/2014, “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË” I NDRYSHUAR, përveç dentistëve, që ndonëse përfshihen në listen e profesioneve të lira hynin te furnizimet e përjashtuara dhe nuk paguanin TVSH. Ky vendim u kundështua fort në atë kohë nga profesionistët e lirë, që argumentuan jo vetëm diferencimin nga subjektet e tjera (në atë kohë kufiri minimal I regjistrimit të TVSH-së ishte 5 milionë lekë), por edhe faktin që ata ofronin shërbim mendor dhe nuk kishin shpenzime ku ta shkarkonin TVSH-së.
Në vitin 2017 Dhoma Kombëtare e Avokatisë çoi në Gjykatë Këshillin e Ministrave, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit. Gjykata e Lartë e rrëzoi pjesërisht vendimin e qeverisë që sanksiononte se profesionet e lira do të paguanin Tatim mbi Vlerën e Shtuar, duke shfrytëzuar handikapin ligjor se Këshilli i Ministrave nuk ka kompetencën për të përcaktuar kategoritë që përjashtohen apo futen në TVSH, por vetëm përcaktimin e kufirit minimal. Por, në fund po të atij viti, qeveria nxitoi të plotësonte hapësirat ligjore që u shfrytëzuan nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë për të rrëzuar pjesërisht vendimin, duke përfshirënë kompetencat e saj dy pika specifike: kufirit minimal për t’u përfshirë në TVSH si dhe atributi për ata që përjashtohen dhe hyjnë në skemë.
Këto vendime “korrigjuan” atë që përcaktoi Gjykata e Lartë për avokatët ku pati një shfuqizim të pjesshëm ligjor që i hapi rrugë gjithë çështjes së profesioneve të lira të bënin të njëjtin veprim. Avokatët ishin të përjashtuar nga skema falë këtij vendimi ndërkohe që asnjë nga grupet e tjera nuk e çoi çështjen në Gjykatë për të përfituar të njëjtin trajtim kjo edhe për faktin se koha nuk premtonte ndërkohe që qeveria rregulloi “ngërçin” ligjor. Si rrjedhojë, të gjitha profesionet e lira, përveç dentistëve e mjekëve u detyruan të paguanin TVSH-në nga zero. Por, tashmë nga 1 janari 2021, ata do të trajtohen si gjithë subjektet e tjera dhe do të paguajnë TVSH vetëm kur të kalojnë qarkullimin vjetor prej 10 milionë lekë./Burimi: Monitor
Më të lexuarat
![Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve Rritet numri i te punesuarve nen 18 vjeç, dominon sektori i sherbimeve](images/news/te rinjte nen 18 sherbim.png)
![Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit Ne korrik 30 vendqendrime avionesh, Et’hemaj: Zgjerohet terminali i Rinasit](images/news/zgjerimi i pistes 3 herre.jpg)
![Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill Investimet ne infrastrukturen bujqesore arriten 5.7 milione euro deri ne prill](images/news/infrastruktura bujqesore prill.jpg)
![G7, mbyllet takimi i nivelit te larte me nje paralajmerim te forte per Kinen G7, mbyllet takimi i nivelit te larte me nje paralajmerim te forte per Kinen](images/news/mbyllet takimi i g7.jpeg)
![Putin propozon paqe: Ukraina te terhiqet nga 4 rajone, i japim fund luftes Putin propozon paqe: Ukraina te terhiqet nga 4 rajone, i japim fund luftes](images/news/putin per paqen ne ukraine.jpg)
![Media italiane SiViaggia: Udhetim ne kryeqytetin modern shqiptar, Tirane Media italiane SiViaggia: Udhetim ne kryeqytetin modern shqiptar, Tirane](images/news/udhetim ne tirane media it.jpg)
![Bashkite fituan 4 mln euro nga taksa e hoteleve ne 2023, rriten te ardhurat Bashkite fituan 4 mln euro nga taksa e hoteleve ne 2023, rriten te ardhurat](images/news/bashkite nga hotelet fitimi.jpg)
![APP hap tenderin, 8.1 milione leke per rikonstruksionin e Gjykates Kushtetuese APP hap tenderin, 8.1 milione leke per rikonstruksionin e Gjykates Kushtetuese](images/news/rikonstruksion gjzkata tender.jpg)
![Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj Nga neser efektivet e Policise do te punojne 12 ore ne dite per tre muaj](images/news/policia sezoni turistik pune 12 ore.jpeg)
![Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave Anetaresimi ne SEPA, 100 mln euro kursim nga kostot e remitancave](images/news/sepa shqiperia anetaresim kursim.jpg)