![Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona](images/news/investimet pet blerje shtepiee 4 m.jpg)
Perfundimi i TAP uli investimet ne 3 mujorin e pare: Ja si do zevendesohet
Ishte e pritshme që përfundimi i gazsjellësit TAP, projekti me vlerë 1.5 miliardë euro, do të ndikonte negativisht në treguesit e investimeve dhe ecurisë ekonomike.
Efektet kanë filluar të ndihen që në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas Kuadrit Makroekonomik 2020-2023, të publikuar së fundmi, Formimi i kapitalit fiks bruto (investimet totale) pati rënie me rreth 3.8 për qind në terma realë vjetorë përgjatë vitit 2019, ndërkohë vetëm për tremujorin e parë të vitit 2020 kjo normë ishte -16.7 për qind. Kjo rënie, sipas raportit, i atribuohet kryesisht tkurrjes së investimeve në ndërtim, përfshirë projektin TAP, dhe ndikimit që kanë pasur masat shtrënguese kundër përhapjes së pandemisë në ekonomi.
Raporti vlerëson se një kontribut të konsiderueshëm negativ krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë vjen edhe prej shuarjes së kontributit pozitiv të ardhur nga faza ndërtuese e projektit TAP që tashmë është pothuajse i përfunduar. “Gjithsesi së shpejti ky projekt do të jetë operativ dhe partjetër pritet të japë një efekt të konsiderueshëm pozitiv në vijimësi për ekonominë tonë kryesisht nëpërmjet mundësimit të një burimi alternativ dhe të lirë energjie”, sipas vlerësimeve zyrtare.
Qeveria pret që rënia këtë vit të jetë -4.3% e ndikuar nga tërmeti, pandemia dhe mbarimi i TAP, ndërsa parashikon që rikuperimi do të jetë i shpejtë. Rritja ekonomike parashikohet në 5.9 për qind në vitin 2021 dhe parashikohet të vijojë të qëndrojë afër nivelit prej 4 për qind përgjatë periudhës afatmesme në vijim. Më specifikisht rritja ekonomike parashikohet në 3.8 dhe 3.9 për qind respektivisht për vitet 2022 dhe 2023.
Por, nga do të mbështetet kjo rritje?
Sipas raportit, gjatë periudhës afatmesme rritja pritet të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, si konsumi privat ashtu edhe investimet. Ndërkohë kërkesa e huaj neto (eksport–import) pritet të ketë pothuajse një efekt neutral. Konsumi privat pritet të nxitet kryesisht nga përmirësimi i besimit të konsumatorit, si dhe nga përmirësimet në tregun e punës. Këto të fundit priten të transmetohen në një rritje graduale të pagave të cilat më tej pritet të stimulojnë të ardhurat reale të disponueshme të individëve, duke krijuar efektin e raundit të dytë në nxitjen e konsumit, si dhe duke intensifikuar prirjen e konsumatorëve për financimin e mëtejshëm të konsumit nëpërmjet një kredi-marrje më të lartë.
Ndërkohë, kredimarrja për konsum parashikohet të nxitet nga përmirësimi i kushteve financiare të individëve, ashtu edhe nga lehtësimi i pritshëm i standardeve të huadhënies nga sistemi bankar në periudhën afatmesme, pas kapërcimit të efektit negativ nga goditja e pandemisë. Ndërsa rritja graduale e investimeve pritet të nxitet nga një shfrytëzim më i intensifikuar i kapaciteteve ekzistuese të prodhimit, si dhe nga përshpejtimi i aktivitetit ekonomik gjatë periudhës së parashikuar dhe perceptimi i përmirësuar i biznesit mbi perspektivën ekonomike afatmesme e afatgjatë. Njëkohësisht edhe përmirësimi i kushteve financiare dhe lehtësimit të standardeve të huadhënies priten të jenë një faktor i rëndësishëm incentivues i investimeve private në afatin e mesëm.
Në kuadër vlerësohet se të gjithë sektorët kryesorë të vazhdojnë të rriten pak a shumë me të njëjtin trend të mesatares së tyre historike. Specifikisht, bujqësia pritet të rritet mesatarisht me rreth 1.3 përqind në vit në terma realë përgjatë periudhës 2021–2023, me një kontribut mesatar vjetor në rritjen ekonomike prej rreth 0.3 pikë përqindje; industria me një rritje mesatare vjetore prej rreth 5.2 për qind dhe një kontribut mesatar vjetor prej rreth 0.6 pikë përqindje; ndërtimi me rritje mesatare vjetore prej rreth 3.6 përqind dhe kontribut mesatar vjetor prej rreth 0.3 pikë përqindje; shërbimet me një rritje mesatare vjetore prej rreth 5.7 përqind dhe një kontribut mesatar vjetor prej rreth 2.7 pikë përqindje./Burimi: Monitor
Më të lexuarat
![Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona](images/news/investimet pet blerje shtepiee 4 m.jpg)
![BE: Serbia nuk mund te behet anetare pa normalizimin e raporteve me Kosoven BE: Serbia nuk mund te behet anetare pa normalizimin e raporteve me Kosoven](images/news/serbia anetare me kuste be.jpg)
![OKB: 120 milione persona jane zhvendosur me force ne bote OKB: 120 milione persona jane zhvendosur me force ne bote](images/news/njerey te zhvendosur nga gaza.jpg)
![Banka e Shqiperise firmos aplikimin zyrtar per anetaresimin e Shqiperise ne SEPA Banka e Shqiperise firmos aplikimin zyrtar per anetaresimin e Shqiperise ne SEPA](images/news/sejko marreveshja sepa.jpg)
![BE njofton per tarifa me te larta per automjetet elektrike kineze BE njofton per tarifa me te larta per automjetet elektrike kineze](images/news/tarifa shtese per makinat kineze.jpg)
![Se shpejti vjen e-Albania 2.0, portali i sherbimeve i nenshtrohet ridizajnimit Se shpejti vjen e-Albania 2.0, portali i sherbimeve i nenshtrohet ridizajnimit](images/news/e albania ridizajnim.jpg)
![Media italiane: Zbuloni Lukoven dhe Ksamilin, ideale per pushime verore Media italiane: Zbuloni Lukoven dhe Ksamilin, ideale per pushime verore](images/news/lukova dhe ksamili media italiane.jpg)
![Shqiperia mes 4 vendeve me shpenzimet me te uleta per pensionet Shqiperia mes 4 vendeve me shpenzimet me te uleta per pensionet](images/news/shpenzimet per pensionett ne europ dhe al.jpg)
![Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem](images/news/stres te punesuar ne shqiperii.jpg)
![Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20 per qind me te uleta Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20 per qind me te uleta](images/news/rrogat ne privat te uleta.jpg)