Secondary Adv

Pandemia uli prodhimin e naftes: Konsumi tkurrje edhe me te thelle

Konsumi i karburantit në pandemi ra me 70% teksa edhe prodhimi nga kompanitë që kanë marrëveshje hidrokarbure nuk ishte imun dhe shënoi vlerë negative.

 

Të dhënat zyrtare të Shqipërisë të raportuara pranë Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë bëjnë një përmbledhje të përgjithshme të situatës për vendet që janë pjesë e këtij komuniteti dhe ku bën pjesë edhe vendi ynë. Kështu së pari Sekretariati tregon se në sektor viteve të fundit ka pasur lajme të mira siç ishte fakti që kompania italiane Eni nënshkroi një marrëveshje hidrokarbure me qeverinë për bllokun Dumrea. Po kështu edhe aktiviteti i Shell në Bllokun e Shpiragut që po vazhdon. Sipas Sekretariatit prodhimi i naftës në vend në vitin 2019 ishte 1052 milionë tonë dhe për këtë vit pritet të jetë në 900 milionë tonë. 

 

Eksporti i naftës në 2019 u rrit me 10 për qind duke kapur vlerën 662 milionë tonë në total. Raporti sjell në vëmendje edhe që Shqipëria aktualisht nuk është e lidhur me ndonjë naftësjellës ndërkombëtar. Ky raport ndalet edhe tek ndikimi i COVID-19 në industri.” Nxjerrja e naftës u stopua. Humbjet në prodhimin e naftës bruto mund të jetë rreth 15 për qind për 2020. Operacionet rifilluan në maj 2020.  Nga ana tjetër në Prill-maj 2020 pati  e ndjeshme e konsumit të karburantit(ulje me 70%) dhe çmimet e karburantit ranë ndjeshëm” thuhet në raport.

 

Sakaq edhe progresi për ecurinë e rezervave të naftës, një temë që sekretariati e ka prekur edhe më herët është sjellë sërish në vëmendje. “Projektligji lidhur me mbajtjen e rezervave të emergjencës është gati dhe shumë shpejt do të kalojë në qeveri për miratim. Gjithsesi një vendim përfundimtar për draftin më të përshtatshëm të këtij ligji ende nuk është marrë. Aktualisht përfaqësuesit e institucioneve janë duke diskutuar ligjin në mënyrë që të arrijnë një draft final i cili duhet të miratohet më pas nga qeveria dhe Parlamenti” Thuhet në dokument. Projektligji i prezantuar një vit më parë nga MIE parashikoj krijimin e një agjencie të posaçme që do të krijojë dhe menaxhojë rezervën e naftës duke parashikuar edhe vendosjen e në tarife.

 

Në atë kohë burime zyrtare nga Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve pohuan se ky projektligj ishte një paradoks në të gjitha aspektet, që nga kushtetutshmëria e vendosjes së tarifës, mungesa e analizës për raportin kosto-përfitime të kësaj nisme, përmbysjen e modelit të rregulluar se si funksionon tregu sot dhe mbi të gjitha në koston e lartë absurde që vlerësohet në minimum 500 milionë euro, që do të kishte ngritja dhe menaxhimi nga një Agjenci e posaçme e rezervave të karburanteve./Burimi: Monitor


Më të lexuarat