![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
KPP i jep te drejte Bashkise: Rrezon ankimimin per tenderin e Teatrit Kombetar
KPP ka rrëzuar ankimimin e “Gjeokonsult & Co” sh.p.k. & “Archispace” sh.p.k për procedurën e “Studim-Projektim “Ndërtim i Teatrit Kombëtar me autoritet kontraktor Bashkinë e Tiranës.
Në vendimin e zbardhur së fundmi Komisioni nënvizon se nga ana e kompanisë që ka kërkuar të shohë vlerësimin e ofertës teknike nga Komisioni përkatës si dhe të sigurojë procesverbalin për këtë vlerësim nuk është respektuar afati kohor për të bërë ankesën. “Referuar materialeve të administruara, përkatësisht dokumentacionit të dorëzuar nga BOE ankimues, pjesë e ankimit pranë KPP, konstatohet se është dorëzuar gjithashtu edhe akti administrativ nr.28483/1, datë 31.08.2020, trajtim i ankesës së autoritetit kontraktor, në të cilin konstatohet se Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave, ngritur pranë këtij të fundit, nuk ka pranuar ankesën e ankimuesit, pasi kjo e fundit nuk është paraqitur brenda afateve ligjore pranë autoritetit kontraktor” thuhet në vendim.
Vonesa në paraqitjen e ankimimit duket se ka bërë që edhe Komisioni i Prokurimit Publik të mos e marrë parasysh atë duke rrëzuar këtëë dhe duke lënë në fuqi vendimin e Bashkisë së Tiranës që ende nuk ka bërë publik emrin e kompanisë fituese që do të bëjë studimin e dhe projektimin e Teatrit Kombëtar.
“Duke mbajtur në konsideratë faktin që, sipas ligjit në fuqi, shqyrtimi administrativ i nënshtrohet dy fazave: asaj të shqyrtimit paraprak dhe asaj të shqyrtimit në themel të ankimit, në rastin në fjalë, ankimi administrativ i paraqitur nga operatori ankimues pranë KPP nuk mund të konsiderohet si ezaurim i afateve ligjore që duhet të ndjekë një ankim administrativ pasi, për faj të vetë ankimuesit, ankimimi nuk është realizuar sipas kritereve të domosdoshme të përcaktuara në ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” thuhet në vendim. Vendimi i KPP i ka hapur rrugë Bashkisë që të vazhdojë me procedurat e saj që do të thotë lidhje kontrate me operatorin fitues si dhe autorizimin e kësaj të fundit për të nisur studim-projektimin për Teatrin e ri Kombëtar.
Tenderi për studim-projektim të Teatrit
Bashkia e Tiranës u përzgjodh si institucioni që do të zhvillonte dhe ndiqte të gjitha procedurat e ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar. Me një vendim të veçantë, qeveria i kaloi atributet Bashkisë duke i dhënë edhe truallin që më herët ishte tek asetet e Ministrisë së Kulturës. Në korrik, bashkia nisi procedurën ku kërkonte një kompani private që do të bënte studimin dhe projektimin me një fond limit 60.3 milionë lekë. Objekti i studimit dhe projektimit do të ishte ndërtimi i godinës së re të “Teatrit Kombëtar”, propozohet për ndërtim në truallin ekzistues, sipas të gjitha standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të projektimit të objekteve të ngjashme.
“Në arkitekturën e godinës së teatrit duhet të pasqyrohet jo vetëm koncepti bazë i të projektuarit sipas standardeve, por edhe kërkesat urbanistike- arkitektonike të vendit tonë, si dhe arkitektura me materialet bashkëkohore. Arkitektura e jashtme e teatrit përcaktohet para së gjithash nga ndërtimi vëllimor i tij, në të cilën duhet të jetë pasqyruar përmbajtja e brendshme, struktura e godinës dhe rëndësia urbanistike. Sallat e mëdha të teatrit që përbëjnë bazën kompozicionale të godinës duhet të shprehen qartë në formën e tij të jashtme duke u bërë kështu elementi kryesor formulues i fasadës.
Ndërtimi logjik dhe i lirë i volumeve të godinës, përpjesëtimet e tyre dhe lidhja organike me sheshin e ndërtimit janë drejtimet kryesore sipas të cilave duhet të zhvillohet arkitektura e godinës së teatrit. Arkitektura, duke plotësuar kërkesat funksionale, duhet të plotësojë njëkohësisht edhe kërkesat estetike, prandaj zgjidhja e interierit të sallës së shfaqjeve si ambient i brendshëm hapësinor duhet t’i plotësojë të dyja këto kërkesa”, thuhet tek specifikimet teknike ku përfshihen edhe detaje të tjera./Burimi: Monitor
Më të lexuarat
![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
![Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik](images/news/euro kursi kembimit minimim i ri historik.jpg)
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
![788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet 788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet](images/news/instat turiste te ardhura shpenzime raporti.jpg)
![Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj](images/news/paga administrate qershor rritje buxheti.jpg)
![Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave](images/news/zgjedhjet europiane partite e djathta ekstreme.jpg)
![Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise](images/news/matura provimi dyte gjuhe letersi.jpg)
![Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh](images/news/prona cmime te larta raporti shqiperi.jpg)
![Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen](images/news/policia protesta plan masazh rruget.jpg)
![2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi 2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi](images/news/puna online shtepi raporti.jpg)