![Nisin kontrollet ne plazhe, Task Forca ne terren per te monitoruar subjektet Nisin kontrollet ne plazhe, Task Forca ne terren per te monitoruar subjektet](images/news/kontrollt ne plazhe subjekte.jpg)
Asnje humbje jete nga Covid: 100 te sheruar ne 24 oret e fundit
Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi në vendin tonë.
Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orë kanë rezultuar pozitivë 134 persona, ndërsa kanë mposhtuar virusin e rëndë 100 të infektuar. Në njoftimin e përditshëm, MSH iu është drejtuar sërish qytetarëve me apelin për respektimin e masave anti-Covid, që nga ruajtja e distancës e deri te mbajtja e maskës në ambientet e mbyllura. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët që të vijojnë të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave kundër COVID-19 për të parandaluar përhapjen e këtij infeksioni.
Ruani distancën fizike, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni. Ju lutemi mos e ulni vigjilencën, virusi është ende mes nesh dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm nëse zbatojmë çdo ditë rregullat e vendosura, si armët e vetme në betejën me SARSCOV2. Ju informojmë për situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit. Nuk është shënuar asnjë humbje jete në 24 orët e fundit, ndërsa numri i të shtruarve në spital vijon të jetë i qëndrueshëm.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 186 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin. Në 24 orët e fundit janë kryer 852 testime ku 100 qytetarë rezultojnë të shëruar duke e çuar në 7239 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19. Nga testimet e 24 orëve të fundit janë konfirmuar 134 të prekur me virusin SARSCOV2 dhe shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë është si vijon:
61 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër, 7 raste në Fier, 5 raste në Korçë dhe Tropojë, 4 raste në Berat dhe Mat, 2 raste në Krujë, Vlorë, Mirditë, nga 1 rast në Lezhë, Has, Kavajë, Lushnje, Kamëz, Pogradec, Malësi e Madhe, Bulqizë, Vorë. Duke ju risjellë në vëmendje të mos neglizhoni shenjat e COVID-19, ju lutemi në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. Ndërsa nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun tuaj të familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe informoheni saktë mbi COVID-19.
COVID-19 – Statistika (24 Shtator 2020)
Testime totale 83103
Raste pozitive 12921
Raste të shëruara 7239
Raste Aktive 5312
Humbje jete 370 (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 24, Fier 19, Korçë 18, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2630
Durrës 576
Shkodër 380
Lezhë 302
Elbasan 300
Korçë 250
Fier 246
Vlorë 195
Kukës 154
Berat 108
Dibër 90
Gjirokastër 81/Burimi: Balkanweb
Më të lexuarat
![Nisin kontrollet ne plazhe, Task Forca ne terren per te monitoruar subjektet Nisin kontrollet ne plazhe, Task Forca ne terren per te monitoruar subjektet](images/news/kontrollt ne plazhe subjekte.jpg)
![Media franceze: Zbuloni Shqiperine destinacionin ideal per pushime unike dhe ekzotike Media franceze: Zbuloni Shqiperine destinacionin ideal per pushime unike dhe ekzotike](images/news/promovimi revista franceze per al.jpeg)
![Interesat me te larta te euros po rrisin raportin e kredive me probleme Interesat me te larta te euros po rrisin raportin e kredive me probleme](images/news/kredite me problem ee rritje nga euro.jpg)
![Investimet e huaja shenojne tjeter rekord, dominojne pasurite e paluajtshme Investimet e huaja shenojne tjeter rekord, dominojne pasurite e paluajtshme](images/news/investime pasuri te huaja.jpg)
![Euro ra ne nivele rekord, por ne Shqiperi ka hyre me pak valute ne T I Euro ra ne nivele rekord, por ne Shqiperi ka hyre me pak valute ne T I](images/news/renia e euros zrtarishtt].jpg)
![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
![Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik](images/news/euro kursi kembimit minimim i ri historik.jpg)
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
![788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet 788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet](images/news/instat turiste te ardhura shpenzime raporti.jpg)
![Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj](images/news/paga administrate qershor rritje buxheti.jpg)