![Hamasi pranon rezoluten e OKB per armepushimin, gati per te negociuar detajet Hamasi pranon rezoluten e OKB per armepushimin, gati per te negociuar detajet](images/news/armepushim ne gaza gatii.jpg)
Ndertimi ne stanjacion: Kompanite luhajtje te medha, sektori rezidencial ne lulezim
PBB në sektorin e ndërtimit, në vitin 2019, ishte rreth 146 mld lekë, duke shënuar tkurrje të lehtë për herë të parë që nga 2014, kur ky sektor kishte nisur sërish ciklin rritës.
Pesha e ndërtimit ndaj PBB-së në total u ul me 0.3 pikë përqindje, në 8.7%. Me përjashtim të tremujorit të parë, kontributi i ndërtimit në rritjen ekonomike ishte negativ, duke kulmuar në të katërtin. Kjo ecuri u lidh kryesisht me ngadalësimin e aktivitetit të sipërmarrjeve të lidhura me gazsjellësin TAP, si dhe me tërmetin me pasoja shkatërruese të 26 nëntorit. Në rënie ishte qarkullimi i disa kompanive të përfshira në projektet industriale në ndërtimin e rrugëve e të tjera. Edhe shpenzimet kapitale të buxhetit u tkurrën me rreth 4.3% me bazë vjetore në vitin 2019.
Ecuri më pozitive kishin sipërmarrjet e përqendruara në sektorin rezidencial, ndonëse ritmet e rritjes janë të ngadalësuara në krahasim me vitin 2017, kur kulmuan shumë prej tyre. Në të njëjtën linjë, me rritje rezultuan shoqëritë që tregtojnë materiale ndërtimi (kryesisht hidrosanitare). Qarkullimi vjetor i kompanive të ndërtimit, ose të lidhura me to, të renditura në “Monitor 200”, shënoi rënie prej gati 7% me bazë vjetore. Subjektet e ndërtimit kanë luhatje të mëdha të aktivitetit, në varësi të projekteve inxhinierike ku janë të përfshira, apo të ciklit të shitjes së apartamenteve.
Sektori rezidencial
Në vitin 2017, kompanitë e përqendruara në ndërtimin e projekteve rezidenciale përjetuan një lulëzim të vërtetë, me rritje dy apo dhe treshifrore, e nxitur dhe nga shtimi i lejeve të ndërtimit në kryeqytet. Kjo tendencë nuk zgjati shumë. Në vitin 2018, ndërtuesit më të mëdhenj të apartamenteve panë rënie të qarkullimit vjetor, ose stanjacion. Ndërsa në vitin 2019, rritja ka rifilluar për disa, ndonëse jo me ritmet e 2017-s. Të tjera kanë vijuar tkurrjen. Përkundrejt tendencës tkurrëse të popullsisë dhe rritjes së ngadaltë të të ardhurave zyrtare, sektori i ndërtimit rezidencial po vijon aktivitetin, sidomos në kryeqytet.
Në vitin 2019, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit arriti nivel rekord të dekadës së fundit. Ndonëse kërkesa nuk duket se premton shumë, kompanitë e ndërtimit nuk tërhiqen, sidomos në kryeqytet. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2019, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi ishte rreth 1.5 milionë m2, me një rritje prej 55% në raport me vitin e mëparshëm dhe niveli më i lartë të paktën që nga viti 2012.
Në kryeqytet ka filluar ndërtimi i një sërë kullave, si “Down Town” tek ish 7 Xhuxhat, një kullë me 40 kate. “Book Building” po ndërtohet pas Sahatit dhe sipas lejes zhvillimore, është godinë shumëfunksionale 4, 5, 11 dhe 21 kate. “MET Building Tirana”, pranë Hotel Dajtit, do të jetë një kullë 12-katëshe. “Syri i Tiranës” po ndërtohet në pikëlidhjen mes Rrugës së Kavajës dhe asaj të Durrësit. Ndërkohë, që në qendër, kanë nisur punën shumë projekte luksoze apo kulla, çmimet e tyre arrijnë deri në 4 mijë euro/m², më të shtrenjtat në rajon./Burimi: Monitor
Më të lexuarat
![Hamasi pranon rezoluten e OKB per armepushimin, gati per te negociuar detajet Hamasi pranon rezoluten e OKB per armepushimin, gati per te negociuar detajet](images/news/armepushim ne gaza gatii.jpg)
![Parlamenti i ri Evropian pritet te vazhdoje mbeshtetjen per zgjerimin e BE Parlamenti i ri Evropian pritet te vazhdoje mbeshtetjen per zgjerimin e BE](images/news/parlament eurpian i ri.jpg)
![Nisin kontrollet ne plazhe, Task Forca ne terren per te monitoruar subjektet Nisin kontrollet ne plazhe, Task Forca ne terren per te monitoruar subjektet](images/news/kontrollt ne plazhe subjekte.jpg)
![Media franceze: Zbuloni Shqiperine destinacionin ideal per pushime unike dhe ekzotike Media franceze: Zbuloni Shqiperine destinacionin ideal per pushime unike dhe ekzotike](images/news/promovimi revista franceze per al.jpeg)
![Interesat me te larta te euros po rrisin raportin e kredive me probleme Interesat me te larta te euros po rrisin raportin e kredive me probleme](images/news/kredite me problem ee rritje nga euro.jpg)
![Investimet e huaja shenojne tjeter rekord, dominojne pasurite e paluajtshme Investimet e huaja shenojne tjeter rekord, dominojne pasurite e paluajtshme](images/news/investime pasuri te huaja.jpg)
![Euro ra ne nivele rekord, por ne Shqiperi ka hyre me pak valute ne T I Euro ra ne nivele rekord, por ne Shqiperi ka hyre me pak valute ne T I](images/news/renia e euros zrtarishtt].jpg)
![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
![Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik](images/news/euro kursi kembimit minimim i ri historik.jpg)
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)