Secondary Adv

Qytetet me te pasura ne Shqiperi, vetem ne Tirane 40 per qind e parave

 

Tirana mbetet qyteti “më i pasur” në vend. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë për një rritje të depozitave edhe në tremujorin e parë të këtij viti në kohën kur në shumicën e qyteteve s’ka pasur asnjë ndryshim krahasuar me fundin e 2014-s.


Vetvetiu një tregues i tillë është i pritshëm pasi po flasim për kryeqytetin, ku është i përqendruar edhe aktiviteti ekonomik më i madh. Në totalin e tyre si tremujor i parë i këtij viti, krahasuar me periudhën dhjetor 2014, në sektorin bankar depozitat janë rritur me 92 milionë dollarë.


Rritja
Në fund të tremujorit të parë të 2015-s në sektorin bankar për Tiranën rezultojnë 411.6 miliardë lekë depozita. Në fund të 2014-s kjo shifër ishte 405 miliardë lekë, pra me një rritje totale prej 6 miliardë lekësh apo 65 milionë dollarësh.


Rritjen më të madhe e kanë pasur depozitat në valutë me 5.9 miliardë lekë, ndërsa rritja e depozitave në lekë ka qenë me mbi 600 milionë lekë.
Qyteti i dytë me rritjen më të madhe të depozitave pas Tiranës është Durrësi. Në fakt, krahasimi i këtij të fundit me kryeqytetin është shumë larg.
Konkretisht, sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, ka një rritje me 8 milionë dollarë në fund të marsit 2015 për depozitat në këtë qytet./Gazeta Panorama


Më të lexuarat