Tirana Business Park prezanton nje model te ri pune per bizneset
Tirana Business Park ka promovuar ditën e djeshme për komunitetin e biznesit, një model të ri pune ku biznese dhe individë të ndryshëm, të bashkëpunojnë me njëri tjetrin në një hapësirë të përbashkët.
Shoqëria Investitore gjermane, Lindner Group, në kuadër të 50 vjetorit të krijimit të saj, promovoi sot në investimin e saj Tirana Business Park, një model të ri pune, atë bashkëfunksionimit të bizneseve brenda një hapësire pune të përbashkët.
Në përurimin e zyrave moderne me stil e dizanj të standardeve europerëndimore, që sjell inovizionin e të ardhmes, ishte e ftuar dhe Ministria e Ministrise se Teknologjise dhe Inovacionit, Milena Harito.Hapësira moderne të standardeve ofrojnë krijimin e një nyje të shkëlqyer, ku biznesi rritet në një hapësirë të gjelbër, aty ku njerëzit mund të takohen, bashkëkrijojnë, frymëzohen, përmirësojnë punën, aty ku sinergjia ne pune vjen natyrshëm.
E ftuar në këtë aktivitet te Tirana Busines Park ishte Ministria e Teknologjisë dhe Inovacionit, Milena Harito e cila mbështeti këtë model të ri pune, një mundësi dhe risi për lindjen dhe zhvillimin e ideve. Anetari i Bordit Drejtues te Lindner Group, Michael Ulmer u shpreh se Tirana Business Park përmes këtij modeli sjell inovizionin e të ardhmes.
Drejtoresha e përgjithshme e Tirana Business Park, Etleva Sakajeva u shpreh rreth hapësirave dhe modelit të ri të punës qe ofron ky investim gjerman. Synimi i Tirana Buisness Park është që të sigurojë hapësirën më të mirë të punës, ku secili rritet brenda komunitetit të biznesit.
Në këtë mënyrë hapësira e TBP Co.Working do të ndërlidhë organizata dhe individë të ndryshëm, duke u dhënë atyre mundësinë që të bashkëpunojnë, ndajnë informacion dhe njohuri, duke zhvilluar një mjedis te qëndrueshëm biznesi, çka është një mënyrë krejt e re e te punuari.TBP beson se inovacionet mund t’i shndërrojnë sfidat në mundësi. Kjo mund te ndodhe vetëm duke punuar se bashku për një të ardhme më të mire, duke i sjelle komunitetit te biznesit, të nesërmen sot.