![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
Rritja e pragut te TVSH: Si te veprojne 46 mije bizneset qe ishin ne skeme
Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, pragu i regjistrimit në tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) do të rritet në 10 milionë lekë, nga 2 milionë lekë që është aktualisht.
Me herët, tatimet kanë bërë të ditur se numri i bizneseve që kanë deklaruar TVSH me xhiro nën 10 milionë lekë është 46.1 mijë. TVSH e paguar nga kjo fashë në vitin 2019 ishte 3.4 miliardë lekë. Tatimet sqarojnë se nga 1 janari në zbatim të nenit 117, të ligjit, kufiri minimal i regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar është qarkullimi prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh në një vit kalendarik. Personi i tatueshëm ka të drejtë të zgjedhë të zbatojë regjimin normal të TVSH-së, në përputhje me përcaktimet e nenit 120, të ligjit, nëse qarkullimi vjetor është më i madh se 5 000 000 (pesë milionë) lekë.
Nëse personi i tatueshëm i cili me parë ka qenë i regjistruar në regjimin normal të TVSH-së dhe deri në 31.12.2020 nuk ka realizuar një qarkullim prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh, personi i tatueshëm do të ç’regjistrohet nga TVSH-ja bazuar ne VENDIMN Nr. 953, datë 29.12.2014 PËR DISPOZITAT ZBATUESE TË LIGJIT NR. 92/2014, “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË” I NDRYSHUAR Neni 11 “Përcaktimi i kufirit minimal të regjistrimit për tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH)”.
Si veprohet me mallrat stok
Sipas tatimeve, të gjithë personat e tatueshëm, të cilët deri ne 31.12.2020 kanë pasur mallra stok të pa-shitura, ose mallra kapitale, aktive të tjera të përdorura për veprimtarinë, ku TVSH-ja mbi këto mallra ka qenë tërësisht apo pjesërisht e zbritshme, (dmth kanë pagur tvsh-në për këto mallra) në bazë të nenit 9 të ligjit Nr.92/2014, datë 27.07.2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar dhe udhëzimit Nr 6 datë 30.01.2015 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë”, këto mallra do të konsiderohen si furnizim kundrejt pagesës dhe personi i tatueshëm është i detyruar të llogarisë ose rregullojë TVSH-në për këtë furnizim.
Bazuar në nenin 38 të ligjit Nr.92/2014, datë 27.07.2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar vlera e tatueshme e këtij furnizimi duhet të jetë e përbërë nga çmimi i blerjes së këtyre mallrave ose në mungesë të çmimit të blerjes nga vlera e kostos e përcaktuar në momentin kur personi i tatueshëm përfundon veprimtarinë e tij ekonomike të tatueshme.
Çregjistrimi nga TVSH
Personi i tatueshëm që çregjistrohet nga regjimi normal dhe kalon në regjimin e bizneseve të vogla, ose kur është regjistruar vullnetarisht për TVSH-në, detyrohet të paraqesë këto furnizime në deklaratën e TVSH-së të periudhës së fundit që është i regjistruar për TVSH-në (deklarata dhjetor 2020). Personi i tatueshëm është përgjegjës për të përmbushur çdo përgjegjësi për TVSH-në që nga momenti që është regjistruar deri në momentin që çregjistrohet nga TVSH-ja, sipas informacionit të tatimeve./Burimi: Monitor
Më të lexuarat
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
![788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet 788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet](images/news/instat turiste te ardhura shpenzime raporti.jpg)
![Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj](images/news/paga administrate qershor rritje buxheti.jpg)
![Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave](images/news/zgjedhjet europiane partite e djathta ekstreme.jpg)
![Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise](images/news/matura provimi dyte gjuhe letersi.jpg)
![Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh](images/news/prona cmime te larta raporti shqiperi.jpg)
![Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen](images/news/policia protesta plan masazh rruget.jpg)
![2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi 2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi](images/news/puna online shtepi raporti.jpg)
![Shqiperia po zbaton 6 projekte rrugore te rrjetit TEN-T, 137 km me kosto 1 mld euro Shqiperia po zbaton 6 projekte rrugore te rrjetit TEN-T, 137 km me kosto 1 mld euro](images/news/projektet tent shqiperia segmentet.jpg)
![OKB shton Izraelin ne listen e shteteve qe kryejne shkelje ndaj femijeve OKB shton Izraelin ne listen e shteteve qe kryejne shkelje ndaj femijeve](images/news/okb izreal krime lufte femije.jpg)