![Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona](images/news/investimet pet blerje shtepiee 4 m.jpg)
Shtyhet per here te dyte Milot-Fier: Ndryshojne kushtet per operatoret
Ministria e Infrastrukturës ka shtyrë për herë të dytë afatin për dorëzimin e ofertave lidhur me projektin e segmentit rrugor Milot - Thumanë - Kashar -Luzi i Vogël - Fier.
Data e re për dorëzimin e ofertave është caktuar 9 nëntori ndërkohë që në dokumentin e qeverisë që argumenton këtë shtyrje janë bërë edhe disa ndryshime për specifikimet teknike lidhur me operatorët. Këto specifikime lidhen me gjatësinë e urave që kanë ndërtuar këta të fundit, vëllimi i punimeve me beton, punimet me shtresa asfalti.
Ndryshimet në Specifikime
Konkretisht ministria sqaron në shkresën e saj se pika 1.3.2 ne DSK paragrafi III, nënparagrafi a, b, c, d, e, f si vijon: Ishte: a. Ura Ndërtimi i të paktën 8 (tete) urave me gjatësi > 100 metra secila ku të paktën një prej tyre te jete (1) > 400 metra b. Tunele Përfundimi i gërmimeve i të paktën 2 (dy) Tuneleve të Autostradës> me një gjatësi prej1000 m. c. Beton Punime beton me vëllim > 1.200.000 m3 d. Punime asfalti Shtresa e asfaltit > 2,000,000 tn e. Shtrim rruge Ndërtimi i rrugëve > 1,500,000 m3. f. Punime tokësore (Gërmime) Punime tokësore (Gërmime > 30,000,000 m3 ).
Bëhet: a. Ura Ndërtimi i të paktën 8 (tete) urave me gjatësi ≥ 100 metra secila ku të paktën një prej tyre te jete (1) ≥ 400 metra b. Tunele Përfundimi i gërmimeve i të paktën 2 (dy) Tuneleve të Autostradës me një gjatësi ≥ se 1000 m. c. Beton Punime beton me vëllim ≥ 1.200.000 m3 d. Punime asfalti Shtresa e asfaltit ≥ 2,000,000 tn e. Shtrim rruge Ndërtimi i rrugëve ≥ 1,500,000 m3 . f. Punime tokësore (Gërmime) Punime tokësore (Gërmime ≥ 30,000,000 m3 )” thuhet në dokumentin e ministrisë.
Projekti për rrugën Milot-Fier
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e hapi procedurën për rrugën Milot -Fier në muajin korrik të këtij viti. Kjo rrugë sipas prezantimit që bëri në atë kohë ministrja Balluku do të jetë e gjatë 115 kilometra dhe do të përshkohet për 75 minuta. Rruga do të ndërtohet nga koncesionari dhe do të jetë me pagesë. Sipas dokumenteve qeveria është angazhuar që të garantojë maksimalisht 121 milionë euro për koncesionarin për 17 vitet e para të operimit nga vitit 2024 që parashikohet të jetë viti i parë deri në vitin 2040 teksa të ardhurat bazë përgjatë kësaj periudhe janë vlerësuar 1.7 miliardë euro.
Koncesisoni ka një afat 35 vjeçar por trafiku do të garantohet për më pak se gjysmën e viteve të operimit. Kjo është garancia maksimale që ka vlerësuar qeveria në dokumentet e saj dhe si kriter përzgjedhës për operatorin do të funksionojë skema se kush do kërkojë më pak garanci nga shteti. Sipas tabelës së dhënë nga MIE në vitin e parë të operimit të ardhurat bazë të vlerësuara nga shteti janë 60 milionë euro dhe garancia maksimale nga shteti është 4.2 milionë euro.
Në vitin e dytë 2025 të ardhurat e parashikuara janë 62.6 dhe maksimumi që mund të garantojë shteti janë 4.3 milionë euro. E kështu vazhdon logjika me një garanci maksimale prej 7 për qind të vlerës bazë të të ardhurave deri në 2040 kur parashikohet që vlera bazë e të ardhurave të jetë 1.7 miliardë euro për konceisonarin dhe maksimumi i garancisë që mund të jetë dhënë nga shteti në rast të mungesës së trafikut 121 milionë euro./Burimi: Monitor
Më të lexuarat
![Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona Ne 4 muaj te huajt dhe emigrantet investuan 86 mln euro ne prona](images/news/investimet pet blerje shtepiee 4 m.jpg)
![BE: Serbia nuk mund te behet anetare pa normalizimin e raporteve me Kosoven BE: Serbia nuk mund te behet anetare pa normalizimin e raporteve me Kosoven](images/news/serbia anetare me kuste be.jpg)
![OKB: 120 milione persona jane zhvendosur me force ne bote OKB: 120 milione persona jane zhvendosur me force ne bote](images/news/njerey te zhvendosur nga gaza.jpg)
![Banka e Shqiperise firmos aplikimin zyrtar per anetaresimin e Shqiperise ne SEPA Banka e Shqiperise firmos aplikimin zyrtar per anetaresimin e Shqiperise ne SEPA](images/news/sejko marreveshja sepa.jpg)
![BE njofton per tarifa me te larta per automjetet elektrike kineze BE njofton per tarifa me te larta per automjetet elektrike kineze](images/news/tarifa shtese per makinat kineze.jpg)
![Se shpejti vjen e-Albania 2.0, portali i sherbimeve i nenshtrohet ridizajnimit Se shpejti vjen e-Albania 2.0, portali i sherbimeve i nenshtrohet ridizajnimit](images/news/e albania ridizajnim.jpg)
![Media italiane: Zbuloni Lukoven dhe Ksamilin, ideale per pushime verore Media italiane: Zbuloni Lukoven dhe Ksamilin, ideale per pushime verore](images/news/lukova dhe ksamili media italiane.jpg)
![Shqiperia mes 4 vendeve me shpenzimet me te uleta per pensionet Shqiperia mes 4 vendeve me shpenzimet me te uleta per pensionet](images/news/shpenzimet per pensionett ne europ dhe al.jpg)
![Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem Gallup, 46 per qind e punesuarve ne Shqiperi perjetojne stres te perditshem](images/news/stres te punesuar ne shqiperii.jpg)
![Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20 per qind me te uleta Privati nuk po ndjek shtetin, jep paga 20 per qind me te uleta](images/news/rrogat ne privat te uleta.jpg)