Si do funksionoje skema e kompesimit te naftes ne bujqesi: Ja kush perfiton
Nga nafta e “zhveshur” nga taksat do përfitojnë afro 70 mijë fermerë në të gjithë vendin duke nisur që nga 2021, por me kushtin që të jenë të pajisur me nipt fermeri.
Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, ka sqaruar përballë deputetëve të Komisionit të Veprimtarive Prodhuese kriteret për përfitim, ku përfshihet edhe pronësia mbi tokën apo një kontratë qiraje, me qëllim që të mos ketë abuzim. “39:03 do perfitojne atas qe kane nipt fermeri, jo nipt tregtar, qe sot jane 47 mije. Synohet formalizim. Do kete kritere te madhesise dhe vogelsise se fermes”. Ministri Çuçi sqaroi se si do të funksionojë skema e kompensimit dhe sipas tij, vlera e taksave do të kompensohet me nafte falas, ku mesatarisht për 100 hektarë janë llogaritur të jepen 55 litra falas.
“Skema 41:39 akzica taksa e qarkullimit dhe e mjedisit. Do ta konvertojme ne nafte falas, duke llogaritur sa litra nafte duhet per hektare nje kulture bujqesore. Mesatarisht pretendohet qe do jete 100 litra per hektare dhe ne do kompensojme 55 litra qe do ia japim falas fermerit”. Buxheti për bujqësinë gjatë vitit të ardhshëm është rritur ndjeshëm, ku për mbështetjen e femrerëve do të shkojnë 5.2 miliardë lekë, janë thuajse dyfishuar fondet për peshkimin, sektor në të cilin do të vijojë mbështetja për ngritjen e infrastrukturës së markatave të peshkut në porte, si dhe do të vijohet me dizhitalizimin e regjistrit të tokës bujqësore./Burimi: Scan