Secondary Adv

Vjen urdheri i rradhes per Universitetet: Mesimi do vijoje online

Në javën e fundit kemi rëndim të lehtë të situatës deklaroi kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, ndërsa shtoi se universitetet do vijojnë mësimin në distancë për një kohë të pacaktuar.

 

Rakacolli bëri thirrje që qytetarët të tregohen të përgjegjshëm dhe të respektojnë masat e marra, pasi beteja me virusin është e të gjithëve. “Rëndim të lehtë të situatës, por situata është e kontrolluar. Komiteti teknik për ti paraprirë rëndimit të situatës, mendon që mësimi në universitete dot ë vijojë online në një periudhë të pacaktuar. Masa të tjera do të marrim në varësi të zhvillimeve ditore dhe analizave javore që ne bëjmë. Beteja me Covidin është betejë territori, jo vetëm betejë sistemeve spitalore”./Burimi: Monitor


Më të lexuarat