![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
Rriten bizneset e mbyllura ne maj-tetor: Ja qytetet me te goditura
Pasoja që Covid-19 ka sjellë në ekonomi po ndihen më shumë te bizneset e vogla, që po detyrohen të mbyllin aktivitetin.
Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, të përpunuara nga Monitor, për kompanitë që kanë kaluar në status pasiv gjatë periudhës 1 maj- 31 tetor tregojnë se numri i tyre u rrit me 34%. Në total, mbi 4900 subjekte kanë kaluar në status pasiv gjatë këtyre 6 muajve (periudha mars-prill nuk është marrë në konsideratë, pasi në atë periudhë bizneset e kishin pothuajse të pamundura të bënin veprime). Ndonëse ekonomia filloi të hapej gradualisht pas majit, konsumi vijoi të ishte i tkurrur, duke detyruar shumë subjekte të mbyllin dyert. Pothuajse në të gjitha drejtoritë rajonale është rritur me ritme dyshifrore numri i subjekteve që kanë kaluar në status pasiv, me përjashtim të Dibrës, e vetmja me rënie dhe Beratit e Gjirokastrës, që panë rritje më të lehtë.
Në Tiranë, kaluan në status pasiv gati 1600 subjekte për periudhën maj-tetor, me një rritje prej 22% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. 32% e bizneseve të mbyllura ishin në Tiranë (në vend rreth 40% e subjekteve ushtrojnë aktivitetin në kryeqytet). Në Durrës, i cili përveç pandemisë është goditur dhe nga tërmeti, numri i subjekteve të mbyllura u rrit me 24%, duke arritur në rreth 680. Dy rajonet më të goditura kanë rezultuar Vlora dhe Shkodra. Në qytetin bregdetar, mbylljet e subjekteve u dyfishuan, duke i kaluar 520 biznese, që kanë pushuar së ushtruari aktivitetin e tyre. Në Shkodër, janë 65% më shumë subjekte të kaluara në status pasiv, duke arritur në 414.
Rritje e lartë e bizneseve të mbyllura është konstatuar dhe në Korçë (+58%), Sarandë (+54%), Kukës (49%), Elbasan (41%). Dibra është i vetmi rajon që ka parë një rënie të numrit të bizneseve të mbyllura me 20% për periudhën në fjalë. Bizneset e vogla rezultojnë më të goditurat, ndërsa të mëdhenjtë po e përballojnë më mirë krizën. Në Drejtorinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj ka vetëm pak kompani që kanë kaluar në status pasiv, kryesisht pasi janë ristrukturuar apo shitur. Një anketim i mëparshëm i Monitor me 2015 subjekte që kanë kaluar në status pasit për periudhën maj-gusht gjeti se rreth 80% e të pyeturve pohuan mbyllje të aktivitetit për shkak të rënies së xhiros nga COVID-19, detyrimeve fiskale, gjobat, anulim kontratash etj.
Nga të intervistuarit, raportuan mbyllje të aktivitetit si biznese të hapura para 25 vitesh, edhe ato me një aktivitet disamujor apo mbi një vit. Për shkak të pandemisë, shumica e tyre japin arsye të falimentimit rënien e lartë të xhiros, fuqisë blerëse dhe marrjes së borxheve për të përballuar detyrimet. Disa nga bizneset e anketuara pranuan se kanë përfituar pagesat nga Paketat Financiare 1 dhe 2, por i vlerësuan të pamjaftueshme për të përballuar detyrimet./Burimi: Monitor
Më të lexuarat
![Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta Perurohet ura e re ne Zall Bastar, shkurton distancen me Tiranen ne 15 minuta](images/news/ura zall bastar tirana distanca.jpg)
![Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik Kursi i kembimit, euro prek nje minimum te ri historik](images/news/euro kursi kembimit minimim i ri historik.jpg)
![Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti Cmimet i rikthehen rritjes ne maj, per here te pare gjate ketij viti](images/news/inflacioni maj 2024 rritje.jpg)
![788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet 788 mln euro nga turizmi ne 3 mujor, por nje i huaj shpenzoi me pak se vjet](images/news/instat turiste te ardhura shpenzime raporti.jpg)
![Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj Rishikohet buxheti, rrogat e reja te administrates miratohen kete muaj](images/news/paga administrate qershor rritje buxheti.jpg)
![Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave Zgjedhjet europiane, perparon e djathta ekstreme, EPP merr shumicen e votave](images/news/zgjedhjet europiane partite e djathta ekstreme.jpg)
![Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise Sot provimi i dyte, 28 mije maturante i nenshtrohen provimit te Gjuhes Shqipe dhe Letersise](images/news/matura provimi dyte gjuhe letersi.jpg)
![Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh Raporti: Cmimet e larta te pronave, shkak pastrimi i parave dhe investimi ne shtepi bosh](images/news/prona cmime te larta raporti shqiperi.jpg)
![Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen Sot protesta e opozites para bashkise se Tiranes, rruget qe bllokohen](images/news/policia protesta plan masazh rruget.jpg)
![2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi 2023, rreth 15 mije persona te punesuar online ne Shqiperi](images/news/puna online shtepi raporti.jpg)