Secondary Adv

Firmoset marreveshja me Emiratet- Rama: Ndertohen 2000 apartamente ne Durres

“Rastësia e desh që sot në 1-vjetorin e tërmetit të jem në Abud Dabi për të firmosur financimin e 2000 apartamenteve në Durrës.

 

Princi në atë ditë të zymtë hapi derën e shtëpisë së tij dhe ofroi ndihmë. Ministri i rindërtimit dhe agjencia jonë për zhvillim ka punuar ngushtësisht me inxhinierët e vënë në dispozicion nga princi. Qeveria shqiptare do të financojë infrastrukturën e lagjes së re në Spitallë ndërsa sipërmarrësi i Bush Khalifas, godinës më të lartë në Dubai do të realizojë banesat e Spitallës dhe banesat e reja që do të ndërtohen në vend të pallateve të shembura në Durrës nga tërmeti i 26 nëntorit.

 

Me princin kemi dakordësuar edhe përfshirjen në zhvillimin e Durrësit dhe jo vetëm Sot do të firmosim marrëveshjen mes dy qeverive që do t’i hapë rrugën investimeve që do të nisin nga Durrësi. Hirësia e tij rikthehet kështu në Shqipëri për herë të dytë. Për herë të parë ai u ul me shpejtësi në Kukës. Ai rikthehet në Shqipëri pas 20 vitesh jo vetëm për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti por edhe për na mbështetur për Shqipërinë që duhet duke u bërë pjesë përmes projekteve dhe investimeve afatgjata duke nisur nga Durrësi ku parashohim një investim të parë të madh për transformimin e portit të mallrave në Durrës në një nga portet më rë bukura në Durrës. Edhe njëherë më të keqen e kemi lënë pas”./Burimi: abcnws.al


Më të lexuarat