Secondary Adv

Degradohet rruga dytesore Tirane-Durres: Veshtiresi ne qarkullim dhe trafik

Rruga dytësore përgjatë autostradës Durrës-Tiranë është amortizuar pothuajse plotësisht, çka vështirëson kalimin e automjeteve.

 

Dëmtimi i kësaj rruge në zonën industriale të kryeqytetit krijon vështirësi si për bizneset që janë të vendosura përgjatë këtij segmenti, por edhe për qytetarët. Mungesa e mirëmbajtjes dhe reshjet e shiut ditët e fundit, e kanë çuar drejt degradimit këtë segment rrugor tepër të rëndësishëm. Gropa të mëdha me ujë vështirësojnë qarkullimin e automjete duke krijuar trafik të rënduar pothuajse në çdo orar të ditës.

 

Më shqetësuese bëhet situata sidomos në rastet e emergjencave. Gjëndja e këtij segmenti ka shkaktuar dëmtime serioze të automjeteve, duke shtuar kostot për qytetarët. Amortizimi i rrugës dytësore Tiranë-Durrës, është kthyer në një pengesë serioze edhe për mbërritjen në orar të punonjësve të shumtë pranë bizneseve ku punojnë./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat