Secondary Adv

Italia forcon masat anti Covid: Kufizimet e reja deri ne 15 Shkurt

Italia ka zgjatur një sërë kufizimesh antiCOVID, përfshirë rregullat për maskat dhe një shtetrrethim nate, deri më 15 shkurt, sipas një dekreti nga kryeministri.

 

Udhëtimi midis rajoneve ose provincave autonome vazhdon të jetë i ndaluar, përveçse për arsye thelbësore. Zonat e skive, gjithashtu, do të qëndrojnë të mbyllura deri më 15 shkurt. Megjithatë, një pjesë e mirë e studentëve të klasave të larta do të jenë në gjendje të kthehen në shkollë nga e hëna, ndërsa pjesa tjetër do të vazhdojë të mësojë në distancë.

 

Përveç kësaj, baret që shërbejnë alkool do të duhet të mbyllen pas orës 18:00 dhe vizitat në familjet e tjera lejohen vetëm një herë në ditë, me një maksimum prej dy personash, duke përjashtuar fëmijët nën moshën 14 vjeç. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, bllokime të reja mund të vendosen në Lombardi, Siçilia dhe rajonin autonom të Bolzanos, nga e diela, me ministrin e Shëndetësisë, Roberto Speranza, i vendosur për të nënshkruar një dekret dje./Burimi: Balaknweb


Më të lexuarat