Secondary Adv

10 menyrat se si njerezit kane ndikuar ne shkaterrimin e mjedisit

Share on Google+

Për dekada me rradhë kemi punuar  për veten “në kurriz” të natyrës dhe asnjëherë nuk jemi kujdesur mjaftueshëm për mjedisin. Ne me veprimtarinë tonë të pakontrolluar, jemi bërë shkaktarë të shtimit apo lindjeve të shumë sëmundjeve, të cilat lidhen me organet e frymëmarrjes, me kancerin e lëkurës, si dhe shkaktarë të zhdukjes së një numri të konsiderueshëm gjallesash nga sistemi ekologjik. Rezultat ky i dëmtimit të shtresës së ozonit dhe i çrregullimeve të ambjentit.

 

Më poshtë po ju tregojmë 10 mënyrat se si njerëzit kanë ndikuar në mjedis.

 

1. Mbipopullimi

Popullsia e botës është duke u rritur me rritme të shpejta. Kjo për disa arsye si: ulja e vdekshmërisë, përparimi i mjeksisë dhe futja e metodave të bujqësisë industriale. Efektet e mbipopullimit janë mjaft të rënda dhe një nga më të rëndësishmet është shterimi i burimeve natyrore. Një çështje tjetër është varësia jonë nga lëndët djegëse për prodhimin e energjisë, e cila prodhon dioksid karboni me bollëk dhe kërcënon zhdukjen e mijëra specieve. Gjithashtu njerëzimi do të ketë gjithmonë e më shumë nevojë për hapësirë, duke shkatëruar më tëj mjedisin.

 

2. Ndotja

Ndotja është kudo, në ajër, ujë dhe tokë. Ajo shkaktohet kryesisht nga aktiviteti i njeriut, por gjithashtu mund të jetë rezultat i fatkeqësive natyrore. Ndotja ka ndikim dëmtues në çfarëdo organizmash të gjallë në mjedis, duke e bërë praktikisht të pamundur qëndrueshmërinë e jetës.

 

3. Ngrohja globale

Ngrohja globale njihet ndryshe edhe si efekti serë për shkak se gazet, që grumbullohen mbi tokë e kthejnë planetin të ngjashëm me një serë. Duke përqëndruar nxehtësinë pranë sipërfaqes së tokës, efekti serë po ngroh planetin dhe po kërcënon mjedisin. Shkaqet kryesore të saj janë djegia e lëndëve djegëse dhe shpyllëzimi. Rritja e temperaturave bën që të shkrijnë akullnajat dhe si pasojë niveli i deteve dhe oqeaneve të rritet. Deri në vitin 2100 mendohet se ai do të rritet 30 deri në 121 cm (1-4 feet).

 

4. Ndryshimet e klimës

Me rritjen e temperaturave edhe moti do të pësojë ndryshime drastike. Disa zona do të përjetojnë stinë më të gjata, kurse të tjera do të bëhen djerrina shtërpë. Gjithashtu do të ketë uragane më të fortë dhe periudha e nxehtësisë së thatësirës do të zgjatet. Rritja e temperaturës dhe cilësia e dobët e ajërit do të sjellin prishjen e ekosistemeve, madje dhe rritjen e numrit të njerëzve të sëmurë me astmë dhe kancer.

 

5. Modifikimi gjenetik

Organizmat e modifikuar gjenetikisht (OMGJ) janë bimë apo kafshë, të cilave kodi gjenetik u është ndryshuar në laborator për të siguruar që ata të marrin karakteristika specifike që nuk sigurohen nga natyra. Shumë varietete bimore janë modifikuar për t’i bërë ato më rezistente ndaj kushteve të pafavorshme klimaterike, nga dëmtuesit, pesticidet dhe konservimit më të gjatë. Ato do të jenë “ushqim për të ardhmen” sepse OMGJ-të mund të rriten në vende ku nuk rritet dot fruti biologjik, gjithashtu me OMGJ-të, rritet sasia dhe madhësia, zvogëlohen humbjet bujqësore të shkaktuara nga sulmet e insekteve dhe parazitëve.

 

6. Acidimi (acidifikimi) i oqeanit

Një agjensi shkencore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tha se acidimi i oqeanit paraqet aktualisht një kërcënimin të madh për shkëmbinjtë nënujorë duke vepruar si “osteoporoza e detit”. Oqeanet absorbojnë dioksidin e tepërt të karbonit nga atmosfera duke shkaktuar rritjen e aciditetit të tyre. Shkencëtarët janë të shqetësuar rreth mënyrës së ndikimit të kësaj rritje në jetën e detit, në veçanti tek koralet, të cilave do t’u vështirësohej formimi i skeleteve. 

 

7. Ndotja e ujit

Çdo vit në oqeane hidhen më shumë se 8 milion ton mbeturina. Pjesa më e madhe e tyre  përbëhet nga plastika, e cila kryesisht është e patretshme. Ndotja e ujit përbën një kërcënim serioz për të gjithë jetën nënujore.

 

8. Shpyllëzimi

Me ritmin aktual të shpyllëzimit, brenda vitit 2030 do të kemi arritur një nivel shqetësues dhe dëmi mund të jetë i pakthyeshëm. Sipas studiuesve të pyjeve deri në vitin 2030 mbi 170 milion hektarë (420 milion akra) pyll mund të zhduken. 

 

9. Shiu Acid

Ai ka nivel të pazakontë aciditeti, çka do të thotë se ka nivel të lartë të joneve të hidrogjenit. Ky shi mund të shkaktojë efekte të dëmshme tek bimët, kafshët dhe infrastrukturë. Shiu acid shkaktohet nga emetimi i dioksidit të squfurit dhe oksidi i azotit, të cilët bashkëveprojnë me molekulat e ujit në atmosferë dhe krijuar acide.

 

10. Shterimi i Ozonit

Historikisht, shtresa e ozonit e ka mbrojtur Tokën nga rrezet e dëmshme UV, megjithatë dekadat e fundit kjo mbrojtje është dobësuar për shkak të shterimit të shtreses stratosferike. Shterimi i ozonit vjen kryesisht si rezultat i substancave të krijuara nga njerëzit. Njerëzit kanë përhapur gaze dhe kimikate në atmosferë, të cilat shumë shpejt e kanë zbrasur shtresën e ozonit në shekullin e fundit. Ky shterim i bën njerëzit më të prekshëm ndaj rrezeve UV të cilat njihen si shkaktare të kancerit të lëkurës dhe deformimeve të tjera gjenetike.  Gjithashtu rezultati është shkatërrues për bimët, të cilat janë tepër të ndjeshme ndaj dritës UV përfshirë këtu grurin dhe elbin, dy kultura mjaft të rëndësishme për njerëzit.


Më të lexuarat