Secondary Adv

Danimarka, vendi qe do te kete ambasadorin e pare ne bote per teknologjine

Share on Google+

Danimarka do të ketë ambasadorin e parë në botë të teknologjisë. Ende nuk është vendosur dikush në këtë detyrë, por ky vendim thekson rëndësinë në rritje të sektorit të teknologjisë për ekonominë daneze.

 

Në të ardhmen, marrëdhëniet tona dypalëshe me Google do të jetë po aq e rëndësishme sa ato që kemi me Greqinë”: tha Anders Samuelsen, ministri i jashtëm i Danimarkës. Samuelsen i përshkroi përpjekjet e qeverisë daneze në forcimin e lidhjeve të saj me kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë si “TechPlomacy.”

Ambasadori i teknologjisë do të kryejë detyra të ngjashme me ambasadorë të tjerë danezë dhe të negociojë në emër të vendit. Samuelsen tha ai ose ajo do të bisedojnë me kompanitë e teknologjisë në lidhje me çështje të tilla si të dhënat e sigurisë dhe privatësisë.

Facebook njoftoi javën e kaluar se do të ndërtojë një qendër të re të dhënash 55,000 metër katror, në Odense, qytetin e tretë më të madh të vendit. Lajmi është mirëpritur në Danimarkë. Sipas qeverisë, vetëm 1% e kompanive që operojnë në Danimarkë janë të huaja, edhe pse janë përgjegjëse për 20% të të gjitha vendeve të punësnë vend.


Më të lexuarat