Secondary Adv

Rruget te cilat mund te karikojne makinat elektrike edhe kur ato jane ne levizje

Share on Google+

Prodhuesi i çipave të smartfonëve Qualcomm ka krijuar një sistem që lejon makinat elektrike të karikohen ndërkohë që janë në lëvizje, madje edhe me shpejtësi të lartë.

 

Krijimi i autostradave të tilla mund të revolucionarizojë tregun e makinave elektrike dhe tu japë fund dy problemeve kryesore (distanca dhe koha e gjatë e rimbushjes)  që pengojnë miratimin e tyre sot.

 

Demonstrimi i parë i drejtpërdrejtë i një rruge të ngjashme me kompaninë e teknologjisë Scalextric u zhvillua javën e kaluar në Francë. Ajo funksionon duke lidhur një numër blloqesh ‘wireless’ të Qualcomm, të dizajnuara për të karikuar një makinë elektrike kur është e parkuar, në një pjesë të asfaltit.

Dy kamionë Renault, të konvertuar për të punuar në sinkronizim me blloqet induktivë të karikimit në sipërfaqen e rrugës, operuan në shtrirjen e shkurtër të autostradës për të treguar se kjo teknologji është e aftë të karikojë bateritë e disa automjete që lëvizin në të njëjtën kohë. Sipas Qualcomm e rëndësishme është se shpejtësia në të cilën udhëtojnë automjetet nuk ka ndikim në normën e karikimit.

Firma, e cila prodhon çipat për telefonat Android dhe Apple, po zhvillon teknologjinë në partneritet me institucionin hulumtues francez Vedcome, si pjesë e një projekti prej 9 milionë eurosh duke shqyrtuar mundësinë e karikimit të automjeteve elektrike pa tel, të quajtur FABRIC.


Më të lexuarat