Secondary Adv

10 orët më të shtrenjta në botë

Share on Google+


Oret e shtrenjta janë bërë pjesë thelbësore e gardërobës së një biznesmeni. Një njeri serioz ka nevojë për një orë serioze. Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barak Obama, mban një Tag Heuer 1500 seria profesionale. Ish presidenti Bill Clinton nga ana tjeter mban një Panerai.

 

Në hollywood, Daniel Craig është parë tek mbante një Rolex Daytona dhe jo një Omega që është ora fikse te filmat e James Bond. Sylvester Stallone preferon një Panerai Submersible, ndërkohë që fituesi i Academy Award Tom Hanks mban një Omega PO ose një Rolex Milgauss GV. Në botën e sportit, superstari dhe lojtari i cmuar i kombëtares së basketbollit Lebron James është parë në një talk show duke mbajtur një Audemars Piguet Royal Oak Offshore.


Pra natyrshem lind pyetja cfarë e bën të shtrenjtë një ore? Janë guret e cmuar apo metali i shtrenjtë në të? Shanset janë të larta që zbukurimi i rripit me diamante apo gurë të tjerë të cmuar me siguri që do i rrisë cmimin. Po për mekanizmat e komplikuar të vendosur brenda orës që e tregojnë saktësisht cfarë mund të thuhet? Ajo mund të jetë e pajisur me një mekanizëm që kundërshton efektin e gravitetit, i cili ka tendencën të heqi një pjesë të sekondës. Ky kompleksitet i orës me siguri që i rrit asaj vlerën monetare. Më poshte do shihni listën me 10 orat më të shtrenjta në botë. Në qofte se jeni duke pritur të lexoni emrat si Rolex, apo Panerai që të dominojnë listën tonë atëherë gaboheni.


10. Cartier Secret
Çmimi: 2.75 milion dollarë


Ora në vetvete është e përbërë nga ari i bardhë 18 karat i larë me rodium. Ajo gjithashtu ka një diamant 3.53 karat me prerje portreti. Për ta përfunduar është e mbuluar me 3,010 diamant me prerje brilanti.


9.Ora Universale Heures nga Patek Philippe 1953 Model 2523
Çmimi: 2.9 million dollarë


E shitur në ankand në vitin 2006, kjo orë është e përbërë nga ari 18 karat. Ka një fushë zmalti polikromatik që i ngjan kontinentit të amerikës së veriut.

 

8. Piaget Emperador Temple
Çmimi: 3.3 milion dollarë

 

Kjo është një orë unike që ka diamante dhe gurë të tjerë të cmuar rreth gjithë pjesës së jashtme. Dizenjo është e ngjashme me një piramide që hapet në dy vende, edhe pse lejon qindra diamante të qëndrojnë në orë. Fillimisht hapet një pjesë e vogël që shfaq një fushë me perla madre dhe me diamante. Pastaj hapja tjetër zbulon një fushë më të madhe.

 

7.Patek Philippe 1928 Single Button Chronograph
Çmimi: 3.6 million dollarë

 

Patek Philippe Single Button Chronograph është e përbërë prej ari të pastër të bardhë 18 karat. Fusha e Philippe 1928 është e projektuar me argjend pa shkëlqim. Ajo është prodhuar në kohën e rrëzimit të tregut të aksioneve në vitin 1928.

 

6. Patek Philippe Platinum world Time
Çmimi: 4.03 million dollarë 

 

Ora Platinium World Time është prodhuar nga numri një në botë i kompanive prodhuese të orëve Patek Philippe. Kjo orë është prodhuar në vitin 1939.


5.Louis Moinet Meteoris
Çmimi: 4.6 milion dollarë

 

Kur Moinet i kërkoi Luc Labenne të merrte një cop meteori, asteroidi nga hëna, ata nuk e dinin që do krijonin një orë që tashmë arrin vlerën e 4.6 milion dollarëve. Fusha e Louis Moinet përbëhet nga asteroid dhe meteor i lashtë që nuk janë në dispozicion në tokë. Ora Louis Moinet është gjithashtu e njohur me emrin si “Ora e Hapësirës”.


4.Hublot Diamond
Çmimi: 5 milion dollarë


Hublot Diamond është gjithashtu një nga orët më të shtrenjta dhe me të bukura në botë. Ajo është projektuar nga një stolisen. Përmban 1200 diamante të cilat janë 140 karat në peshë. Ora Hublot Diamond është e përbërë prej ari të bardhë 18 karat.

 

3.Patek Philippe 1527
Çmimi: 5.6 million dollarë


E krijuar që në 1943-in ajo është padyshim një prej orave të dorës më të çmueshme. E rrethuar e gjitha me ar 18 Karat, e përbërë me 23 gurë të çmuar, me numra të cilët janë të larë në ar që është marrë posaçërisht nga Arabia dhe me një dizajn mbresëlënës. Me padyshim që ajo mbetet një prej orave më të bukura.


2. Patek Philippe super complication
Çmimi: 11 million dollarë


Patek Philippe Super Complication është ora më e komplikuar në botë, ajo është e përbërë nga ari 18 karat. Super Complication mori një periudhë kohe prej 5 vjetësh për dizajnin dhe prodhimin. Kjo orë dore u krijuar në vitin 1933 për bankierin, Patek Phillipe me emrin e të cilit njihet në të gjithë botën.


1. Chopard 201 Carat
Çmimi: 25 million dollarë

 

Sigurisht që kur flasim për luksin menjëherë të vinë në mendje orët zvicerane. Chopard ka dalë në qarkullim që në mesin e shekullit të 19-të, i cili është gjithashtu i njohur për prodhimin e bizhuterive dhe parfumeve. Gjatë ndërrimit të mijëvjecarëve dikush e bleu këtë orë 201-karateshe në një ankand për vlerën e 25 milion dollarëve. Ju mënjeherë mund të mendoni që kjo është qesharake. Por gjithsesi kjo orë është më shumë një koleksion gurësh të cmuar se sa një orë. Ajo përmban 3 diamant në formë zemre, 289 diamant në formë dardhe, 139 diamante të rrumbullaket dhe 443 diamante të verdhë. Ato janë në total 874 diamante në madhësi, peshë, ngjyra dhe forma të ndryshme. Ju duhet ti besoni Chopard sepse me të vërtetë që aty ka një orë të fshehur diku ndërmjet gurëve. Ajo ka një dizenjo unike dhe ora duket si petalet e një luleje.


Më të lexuarat