
Ne tetor del ne shitje makina e pare fluturuese
Makina e parë fluturuese e aftë të fluturojë deri në shpejtësi 160 kmh, do të dalë në shitje muajin e ardhshëm.
Shitjet paraprake të makinës së parë fluturuese do të fillojnë muajin e ardhshëm. Projekte dhe makina fluturuese të tjera të cilat vazhdojnë të jenë në fazën e prototipit janë të shumta, por kjo është e para që del në shitje. Sipas kompanisë janë planifikuar dy modele makinash të tilla, por vetëm njëra do të jetë në shitje për klientët, për një porosi paraprake brenda muajit të ardhshëm. Makina ka dy ndenjëse dhe është një makinë hibride e cila mund të shndërrohet brenda një minuti nga një makinë e zakonshme në një makinë fluturuese.
Kompania prodhuese është Terrafugia që i përket prodhuesit me emër Volvo, dhe ka krijuar makinën të quajtur Transition, nisur edhe nga karakteristika e kësaj makine për tu shndërruar nga një gjendje në tjetrën. Makina mund të fluturojë deri në 640 km dhe me një shpejtësi maksimale deri në 160 kmh. Se sa kjo makinë do të kushtojë ende nuk është bërë e ditur nga kompania. Përmirësimet e kohëve të fundit të bëra për modelin e kësaj makine përfshijnë një motor hibrid dhe elektrik, ndenjëse të përmirësuara, më shumë vend për ruajtjen e bagazheve, një rrip sigurie i një cilësie më të lartë si dhe airbags.
Makina gjithashtu është pajisur me kamera të cilat kanë një pamje më të saktë dhe të një cilësie më të lartë si dhe një sistem parashute për ti dhënë më shumë siguri drejtuesit të makinës. Gjithashtu është shtuar një modalitet përshpejtues që i jep fuqi shtesë makinës për të arritur shpejtësi maksimale. Automjeti gjithashtu plotëson standardet e Administratës Kombëtare të Sigurisë të Autostradës dhe Trafikut, por përdoruesi t pra drejtuesit e mjetit do të kenë nevojë për një leje piloti për të operuar këtë makinë. Kompania beson se Transition mund të jetë një mjet i dobishëm për pilotët që të vendosen në aeroporte të vogla dhe të drejtojnë në shtëpi.
Aeroplani ka krahë të hapura, peshon afërsisht 1.300 paund dhe ka mekanizëm të fiksuar uljeje. Mund të fluturojë në një lartësi maksimale prej 6.1 metrash. Kjo makinë fluturuese është planifikuar për katër persona, dhe ajo do të kontrollohet me anë të një kompjuteri me një sistem i cili i lejon udhëtarëve të përzgjedhin destinacionin e tyre përpara se të bëjnë nisjen."TF-X nuk do të kërkojë një aeroport për ngritje dhe ulje, dhe do të mund të përdoret në të gjitha rrugët dhe autostradat, duke siguruar komoditetin e një transporti të vërtetë", tha kompania.
Drejtori ekzekutiv i kompanisë Chris Jaran tha në korrik: "Zhvillimi i kësaj teknologjie të re na ka mundësuar testimin e disa mekanizmave të ndryshme dhe gjenerimin e përmirësimeve të procesit përgjatë rrugës."Ne jemi në pikën kritike ku mund të zbatojmë tiparet më të mira të projektimit bazuar në vitet e testimit të fluturimit dhe përzgjedhjes. 'Kjo do të përmirësojë funksionin, sigurinë dhe estetikën për një eksperiencë më optimale të fluturimit dhe drejtimit.'
Më të lexuarat








