
15 celularet qe kane bere histori
Telefonat kanë ndryshuar në mënyrë dramatike që nga Alexander Graham Bell foli fjalët e para në një telefon më 10 mars 1876. Në përgjithësi, ata janë përmirësuar që atëherë, por rruga nuk ka qënë gjithmonë e lehtë.
Nëse shumica prej jush nuk e kujtojnë celularin e tyre te parë, apo më shumë akoma, llojet e para të celularëve, më poshtë është një panoramë që sjell edhe një herë në kujtesë pikërisht ato tipe që kanë bërë historinë me evolucionit e tyre.
1.DynaTAC, Motorola
DynaTAC është një seri telefonash celularë të prodhuara nga Motorola nga 1984 deri në 1994. Motorola DynaTAC 8000X është celulari i parë portativ komercial që ka marrë miratimin nga SHBA FCC më 21 shtator 1983 dhe u bë telefoni i parë celular që do të shitej në treg në vitin 1984. Kompania ofroi 30 minuta kohë për të folur gjatë 8 orëve. Ky celular në 1983 kishte një çmim prej 3,995 dollarësh. DynaTAC ishte një shkurtim i Dynamic Adaptive Total.
2.Nokia 1011
Nokia 1011 – është lancuar në 1992-ën, ky ishte telefoni i parë dixhital i Nokia-s dhe është celulari i parë GSM që tërhoqi vëmendjen e publikut. Ai peshonte 475 gram, me ekran bardh e zi LCD dhe me antenë të lëvizshme. Numri 1011 përfaqëson datën e lançimit, me saktësisht, 10 nëntor 1992. Mundësonte një bisedë prej 90min dhe mund të mbante rreth 99 numra të telefonit. Nuk kishte kamera, ngjyra, bluetooth apo kartë memorie.
3. “Smartphone-i i parë” IBM Simon
Në 16 gusht të 1994 bota do të njihte smartfonin e parë i cili do të prodhohej në Shtetet e Bashkuara nga kompania IBM e cila do ta quante Simon Personal Communivator. Popullariteti nuk mungonte per IBM Simon i cili zakonisht ishte i përdorshëm më tepër në komunitetin e biznesit, vecantitë e këtij celulari ishin programet e kalendarit, makinës llogaritese, lojra si dhe më e parapelqyera ishte fakti që mund të lidhej me një makine faksi. IBM Simon kishte ekran LCD dhe stilolaps për të shkruar dhe një peshë prej 500 gram, kjo e bënte një pajisje “gjigande” e cila peshonte më tepër se një iPad Air. IBM Simon do të vinte në treg me një cmim prej 899$ të cilat kishin një vlerë prej 1400$ në ditët e sotme.
5. Nokia 9000 Communicator
Nokia 9000 Communicator është lancuar në 1996 dhe ishtë lloji i celularit “gjithçka në një” i Nokia. Kishte email, shfletim në web, fax, procesim në word dhe kapacitete të tjera shpërndarëse.
6. Motorola StarTAC
Në mesin e viteve 90-të Motorola prodhon celularin e parë në formën e guacës, pamja e të cilit ishte inspiruar nga serialet origjinale të Star Trek. StarTac po ashtu ishte celulari i parë që kishte alarmin me vibrim i cili bëri më të lehtë përdorimin e celularëve në situata delikate. U bë mjaft popullor sepse ishte i pari që ndërthurte dizajnin dhe cmimin për konsumatorët.
7. Siemens S10
Në 1997, Siemens lancoi telefonin e parë me ngjyra, Siemens S10, me një ekran të aftë për të shfaqur ngjyrën e kuqe, jeshile, blu dhe të bardhë. Gjithsesi, katër nuancat që ofronte, janë shumë pak në krahasim me 16 milion që ofrohet sot.
8. Nokia 7110
Në 1999, Nokia hedh modelin 7110. Një revolucion i vërtetë. Telefoni i parë celular i pajisur me një browser wap për të patur akses në internet. Nokia 7110 është celulari i pari që ofronte mundësinë e marrjes së internetit.
9. Nokia 3210
Nokia 3210 është lancuar në 1999 dhe erdhi në shtatë ngjyra të ndryshme, kishte mundësinë e mesazheve me foto, tinguj muzikorë shtesë dhe një kohë prej 4.5 orëve për të biseduar (Për krahasim, iPhone 6 zgjat 12 orë nëse bisedoni pa ndërprerë). 160 milion njësi janë shitur, duke e bërë atë njërin prej celularëve më të suksesshëm të Nokias.
10. Nokia 8210
Është celulari më i lehtë dhe i vogël i ndërtuar nga Nokia. Diku u bë i famshëm për shkak të mundësisë për tu përdorur nëpër burgje, pasi kishtë mundësi të futej aty pa u diktuar, ndërsa përdoret ende edhe sot, pasi ka bateri jetëgjatë dhe nuk jep mundësinë për tu ndjekur ne lëvizje. Ky lloj telefoni është i pajisur vetëm me infrared, bateria e tij zgjat shumë dhe ka përmasa të vogla.
11. Siemens C25
Siemens C25 është një telefon celular i lancuar në vitin 1999. Peshon 135 gram , me dimensione 117 × 47 × 27 mm. Ekrani është 3 × 12 me pamje njëngjyrëshe LCD. Bateria zgjat dhe të ofron rreth 300 minuta kohë folëse, ose deri në 160 orë. Si ky tip, Siemens ka arritur të shesë mbi 25 milion kopje.
12. Nokia 3310 e 3330
Bëhet fjalë për Nokia 3310. Për ata që nuk e kujtojnë, mjafton të themi se ky celular ishte në gjendje pune edhe pasi ta kishe hedhur nga kati i katërt i një banese. Që të dy i takojnë vitit 2000. Tipi 3310 ka arritur të shesë 126 milion ekzemplare. Ishtë shumë i fortë dhe rezistent.
13. NEC E606
Është përfaqësuesi i parë i gjeneratës 3G. Ofronte videocall dhe internet të shpejtë.
14. Motorola RAZR
Motorola në vitin 2004 u kthye me modelin RAZR V3, i cili më shumë kishte për qëllim të merrej me pjesën më moderne të botës. Me dukjen e vet dhe karakteristikave vendosi standarde të reja në dizajnin e celularëve, e përveç dizajnit, na ka mbetur në kujtesë me melodinë fillestare Hello Moto të cilën disa e pëlqyen, kurse disa e urryen.
15. iPhone.
Uprezantua për herë të parë nga Steve Jobs në vitin 2007. Në vetëm 30 orë arriti të shitet në 270 mijë ekzemplare. Ky prototip shënoi një erë të re në botën e celulareve.
Më të lexuarat








