Secondary Adv

Albaelettrica prezanton ndricuesit Foscarini nga dizajnerët më të mirë në botë

Share on Google+

Albaelettrica, është specializuar në tregtimin me shumicë e pakicë të materialeve elektrike, civile, industriale, si dhe projektimin dhe instalimin e tyre. Ambjentet ku kompania zhvillon aktivitetin në Tiranë reflekton jo vetëm kujdesin në përzgjedhjen e produkteve, por edhe në përzgjedhjen e partnerëve të cilët sigurojnë ekskluzivitetin e produkteve dhe shërbimeve në tregun shqiptar. Një nga partnerët kryesorë që Albaekettrica bashkepunon është dhe Foscarini.


 
Foscarini ideon, zhvillon dhe prodhon llambat dekorative: natën dhe ditën, brenda ose jashtë, të cilat joshin, befasojnë dhe frymëzojnë. Ndricuesit Foscarini janë konceptuar si objekte të projektimit që transformojnë hapësirat tuaja. Ne sjellim bukurinë dhe nxisim emocionet. 35 vite bashkëpunimi me dizajnerët ndërkombëtarë dhe zhvillimi i ndricuesave rezultoi në një listë të gjatë të ikonave të dizajnit të integruar në mjedise shtëpiake ose biznese në nivel global. Një konstante përmes historisë sonë ka qenë pasioni ynë për çdo projekt.

Foscarini ishte një nga kompanitë e para italiane në sektorin e ndriçimit që ka marrë certifikimin e UNI EN ISO 9001, i cili garanton cilësinë e gjithë procesit të prodhimit. Në vitin 2012, për të zvogëluar ndikimin mjedisor të aktiviteteve, u shtua certifikata UNI EN ISO 14001: 2004. Prezantojmë për ju disa nga ndricuesit të kësaj marke:

 

 

 

 

 


Më të lexuarat