Secondary Adv

Dizajnet me te bukura te kolltuqeve per 2019

Share on Google+

Ditët e sotme ofrohet një gamë e gjerë dizajnesh, por gjithësesi gjetja e kolltukut të duhur që përshtatet në mënyrë të përkryer me hapësirën tuaj nuk është aspak e lehtë.   

 

Në të vërtetë është praktikisht e pamundur ta imagjinosh përditshmërinë tonë pa rehatinë e një kolltuku apo divani, të cilat janë një pjesë përbërëse mjaft e rëndësishme e çdo arredimi të brendshëm. Kolltuku duhet të pozicionohet saktë në dhomë, dhe për hapësirat e mëdha, është mirë të krijohet më shumë se një zonë ndenjeje. Në këtë mënyrë, një kolltuk mund të bëhet pjesë qendrore e një zone të caktuar, ose pikë qendrore e të gjithë dhomës së ndenjes. 

 

Kolltuku është shpesh vendi ynë i preferuar në dhomën tuaj të ndenjes, është një pjesë ku mund të rehatoheni për pak kohë, mund të lexoni librin tuaj të preferuar ose bisedoni me miqtë. Kjo është arsyeja pse komoditeti dhe cilësia e kolltukut duhet të jenë në vendin e parë. Ne ju prezantojmë me disa shembuj të kolltuqeve të stileve të ndryshme që përfaqësojnë disa prej stileve më të preferuara në botën e dizajnit dhe arredimit për vitin 2019. Hidhini një sy disa prej ideve tona frymëzuese që gjenden më poshtë, dhe ju sigurojmë që do të keni më shumë se një të preferuar për hapësirën tuaj. 

 

 

 

 

  

 

 

 

 

 


Më të lexuarat