Secondary Adv

Galaxy Fold, smartphoni me 6 kamera dhe dy bateri

Share on Google+

Galaxy Fold, i cili u prezantua dje në eventin e Samsung, ka 6 kamera, dy bateri, një ekran 7.3 inch kur shpaloset dhe do të kushtojë 1,980 dollarë.    

 

Në një demonstrim të mahnitshëm, Samsung tregoi se Galaxy Fold transformohet nga një smartphone kompakt që 'përshtatet në pëllëmbën e dorës' në një tabletë me madhësi të plotë me një ekran të pandërprerë, falë një nyje që është 'e fshehur' në pajisje. 

 

Gjithashtu në këtë ngjarje, Samsung debutoi linjën e re të pajisjeve Galaxy, duke përfshirë S10e, S10 dhe S10 +, së bashku me pajisjet Galaxy që vishen, smartwatches dhe smartfonin e saj të parë me fuqi 5G. Kur shpaloset, pajisja përmban një ekran AMOLED Infinity Flex me ekran 7.3 inç me rezolucion QXGA+. Më pas në momentin që mbyllet ai bëhet një ekran i vetëm AMOLED më i vogël me përmasa 4.6 inç. Në mënyrë mahnitëse, kur hapet është pothuajse një ekran cep më cep dhe nuk përmban asnjë ndarjenë mes, duke e lejuar atë të hapet natyrshëm dhe duke i dhënë një pamje të pastër dhe elegante. 

Samsung tregoi se si përdoruesit mund ta përdorin telefonin të hapur ose të mbyllur pa u ndërprerë aplikacioni, si rezultat i një teknologjie të re që quhet "vazhdimësi e aplikacioneve". "Ndërsa Galaxy Fold hapet dhe mbyllet, aplikacionet automatikisht do të shfaqen aty ku largoheni", shpjegoi firma. Samsung tha se ka punuar me Google për të ndihmuar zhvilluesit e aplikacioneve Android të përshtasin aplikacionet e tyre për dizajnin revolucionar të ekranit të palosshëm. 

 

Ekrani i brendshëm është mjaft i madh sa që përdoruesit mund të përdorin tre aplikacione në një kohë. Firma tregoi se si një përdorues mund të shikojë një video, të shkruajë mesazhe me miqtë e tij në WhatsApp dhe madje edhe të përfundojë një kërkim në Google, ndërsa të tre aplikacionet po ecin normalisht. Ekzistojnë tre lente në pjesën e prapme të pajisjes, dy lente brenda, si dhe një në ekranin e vogël kur paloset. 

 

Firma shtoi se specifikimet e Galaxy Fold e bëjnë atë një nga 'smartphonët më të fuqishëm në treg'. Galaxy Fold përmban një procesor 7 nanometer, 12gb RAM dhe deri në 512gb memorie. Ajo gjithashtu ka Universal Flash Storage 3.0, që do të thotë se pajisja mund të lexojë të dhënat dy herë më shpejt se shumica e smartfonëve të tjerë. Karakteristika të tjera futuriste përfshijnë një skaner të gjurmëve të gishtave të vendosur anash pajisjes, si dhe krijimi i dy baterive të ndara në pajisje. 


Më të lexuarat