Samsung po punon per nje tjeter telefon qe paloset
Nuk ka kaluar shumë kohë që kur Samsung prezantoi telefonin që paloset, Galaxy Fold dhe tashmë përflitet për një tjetër smartphon të palosshëm nga kompania.
Në këtë pikë, shumë kompani të tjera janë duke prezantuar apo krijuar modelet e tyre të smartphonëve që palosen, ku kompanitë e njohura tashmë kanë sjellë telefonat e tyre në treg.
Huawei Mate X, kompani si Oppo dhe Xiaomi apo edhe telefoni që paloset i LG i cili vjen shumë shpejt brenda këtij viti. Samsung, ndërkohë, ka qenë ndoshta më i fuqishmi me eksperimentimin e saj në këtë drejtim, duke patentuar atë që duket të jetë linja më e larmishme e modeleve të telefonave të palosshme, me një dizajn të ri të shtuar deri tani në listë. Një nga modelet të zbuluara së fundmi të Samsung përshkruan një smartphone që shpaloset në madhësinë e një tabletë, me një ekran brenda dhe jashtë.
Gjigandi teknologjik me bazë në Korenë e Jugut ka patentuar gjithashtu një tjetër smartphon, i cili në dukje i ngjan dizajnit të palosshëm të Xiaomi të zbuluar kohët e fundit model i cili paloset në dy anët rreth trupit kryesor. Patenta e miratuar, e cila ishte vërejtur nga websajti hollandez i teknologjisë LetsGoDigital, tregon një telefon me një ekran të madh fleksibël. Shpalos dy anët, dhe tani ke një pajisje me madhësi tablete. palosni dy anët e saj dhe keni një ekran që mbulon tërësinë e pajisjes.
Nuk ka asnjë tregues se kur apo nëse Samsung do të shkojë përpara zyrtarisht me këtë dizajn. Megjithatë, ndër gjërat që dalin nga dokumentacioni i patentës është mungesa e dukshme e lidhjeve për gjëra si karikuesi. Samsung ka tendencë të jetë i detajuar me vizatime të patentave, prandaj ka spekulime se ky dizajn mund të mbështesë karikimin me wireless.
LetsGoDigital vëren se ky duket të jetë një model i avancuar i dizajnit, pa dyshim një rritje e qëllimit tashmë të deklaruar të Samsung për të nxjerrë nga një smartphone të ri foldable çdo vit. Ngjashëm me ciklin e lançimit për smartfonët e saj premium si pajisjet Galaxy S.