
Orët inteligjente me te mira ne treg per 2015
Oret inteligjente sa po vinë e po ndërlikohen. Ato tashmë shfaqin cdo gje që mund të bej një telefon. Shumica e tyre janë fokusuar edhe tek shendeti duke matur pulsin, hapat, kalorite etj. Teknologjia po kap atë pikë në të cilën telefoni do të ngelet një gjë e së shkuarës. Ja kush jane 10 oret inteligjente më të kërkuara të momentit!
1. LG G Watch R
Ora e rrumbullakët G Watch nga LG është prezantuar që në 14 tetor me një çmim 352.000 won, afërsisht rreth 328 dollarë. Modeli G Watch ka kushtuar në USA 230 dollarë. Sa i përket veçorive, kjo orë inteligjente ka ekran të rrumbullakët 1.3 inç POLED, me rezolucion 320 x 320 pikselë. Ajo fuqizohet nga procesori Snapdragon 400 dhe bateria me kapacitet 410mAh. Ora ka marrë edhe certifikimin IP67 që do të thotë se është rezistente ndaj ujit.
2. Samsung Gear S
Ora inteligjente Gear S e kompanisë Samsung ka një madhësi prej 2 inç, e cila konsiderohet e madhe për një orë inteligjente. Ajo përmban një ekran Super AMOLED 2 inç, si dhe vjen me tri versione lidhje për internet, 3G, Wi-Fi dhe Bluetooth. Duke pasur rrjetin 3G, ju nuk do të keni nevojë të lidheni me telefonin tuaj inteligjent që të vijnë njoftimet apo mesazhet në orën Gear S. Ora Samsung Gear S ju lejon të pranoni dhe të bëni thirrje telefonike nga kyçi juaj i dorës, ose të merrni telefonata nga telefoni juaj.
Pajisja do të fuqizohet nga një procesor me dy bërthama me shpejtësi 1GHz, dhe do të ketë 512MB RAM dhe 4GB hapësirë të brendshme. Do të ofrojë mbështetje edhe për sistemin GPS, që do të shërbejë për navigim duke përdorur hartat Here të Nokia-së. Samsung premton se bateria do të zgjasë 2 ditë, falë sistemit Tizen.
Sa i përket anës harduerike, Gear S ka marrë certifikatën IP67, që do të thotë se është rezistente ndaj ujit dhe pluhurit. Ajo përfshin disa sensorë të kompanisë Samsung si: akselerometër, barometër, xhiroskop, kompas dhe monitorues për të rrahurat e zemrës, dritën ultraviolet dhe dritën e ambientit. Aplikacioni S Health i vetë Samsung-ut do të vijë i instaluar në Gear S së bashku me softuerin Nike+ Running. Ora vetëm kushton 348.00 dollarë.
3. Pebble Steel
Ora është mjaft estetike dhe ka një ekran 1,26 inç eInk (nën Corning Gorilla Glass) i cili nuk shfaq ngjyra, por e bën këtë pajisje të konkurrojë cdo ditë me rivalet e saj. Duke pasur parasysh se Pebble Steel është lancuar që në fillim të 2014, suksesi i vazhdueshëm i saj është një shenjë që tregu i orave inteligjente është duke shkuar në drejtimin e duhur, duke lejuar funksionet ambicioze të saj. Në treg do ta gjeni për vetëm 192.66 dollarë.
Do të gjeni disa modele për shfaqjen e orës në ekran, njëkohësisht ajo që të bie më shumë në sy tek dizajni është funksionaliteti. Ora ka drita LED në tri ngjyra, por karakteristika me të vërteta vijnë nga apps që i keni në smartphone.
4. Sony Smartwatch 3
Sony ka shfaqur ambiciet e njohura tashmë për të qenë një lojtar i rëndësishëm në tregun e veshjeve teknologjike. Përpjekja më e re është ora inteligjente Sony SmartWatch 3 e cila ndjek gjurmët e orës inteligjente të Motorola-s, Moto 360. Sony SmartWatch 3 fillimisht u lançua në eventin e IFA 2014 të shtatorit. Ora inteligjente është e disponueshme në ngjyrë të zezë dhe të bardhë. Proçesori Quad Core 1.2 Ghz pasohet nga 512 Mb RAM. Ekrani ka një madhësi prej 1,6 inç dhe rezolucion 320 x 320 pixel me prekje.
Sigurisht, të tjera karakteristika janë sensori i ambientit, akselerometrit, vibratori, kompasi, gyro, GPS dhe konektivitet NFC dhe Bluetooth. Ora inteligjente SmartWatch 3 është kompatibël me pajisjet Android të versionin 4.3 ose më shumë. Hapësira e brendshme është 4 GB dhe bateria prej 420 mAh mund të sigurojë përdorim për dy ditë dhe kushton 249,99 dollarë.
5. Asus ZenWatch
Duke i hedhur një sy specifikave, ZenWatch disponon ekran touch 1.63 inç të teknologjisë AMOLED (me rezolucion 320x320 pixels) me Gorilla Glass 3 Protection dhe konstruksion metalik. Asus ZenWatch inkorporon sistemin operativ Android Wear dhe sa i përket procesorit në brendësi të Asus ZenËatch gjendet një Snapdragon 400 SoC, i cili shoqërohet me 512MB RAM dhe 4GB hapësire të brendshme.
Një tjetër karakteristikë është se disponon certifikiminIP55, dhe është rezisten ndaj ujit dhe pluhurit. Padyshim Asus ZenWatch është një orë inteligjente, që kombinon shijen dhe guston me specifika të larta teknike. Ora kushton vetëm 231.99 dollarë.
6. Motorola Moto 360
Ora inteligjente Moto 360 ka një çmim prej 249,99 dollarë dhe ka një ekran 1.56 inç me rezolucion 320×290 dhe dendësi pixelash prej 205 ppi. Ekrani është i pajisur me mbrojtjen që ofron Corning Gorilla Glass 3. Po ashtu ka certifikimin IP67(rezistent ndaj ujit) dhe mund të mbahet nën ujë për 30 minuta në 1 m thellësi. Moto 360 ka një proçesor TI OMAP 3, 4 GB hapësirë të dhënash dhe 512 MB RAM.
Motorola pretendon se pajisja në fjalë mund të mbajë bateri deri në 12 orë. Bateria ka një kapacitet prej 320 mAh dhe mund të ngarkohet përmes valëve wireless. Moto 360 është e qëndrueshme me pajisjet Android që kanë versionin 4.3 ose më shumë.
7. Samsung Gear Live
Ora inteligjente Samsung Gear Live ka ekran Super AMOLED me procesor me qark 1.2 GHz, Bluetooth 4.0 LE, 512MB RAM dhe 4GB hapësirë të brendshme si dhe kushton vetëm 199.99 dollarë. Përmasat e saj janë 37.9 x 56.4 x 8.9 mm dhe peshon 56 gramë. Kjo orë inteligjente ka edhe sensorin për matjen e rrahjeve të zemrës, si dhe mund të lidhet me çdo pajisje Android që përdor sistemin operativ Android 4.3 ose më lart. Ajo do të vijë në dy ngjyra: e zezë dhe e kuqërremtë.
8. Samsung Gear 2 Neo
Samsung njihet tashmë për oret e tij inteligjente. Por këtë radhë kemi dy versione, ora Gear 2 dhe ora inteligjente Gear 2 Neo. Ndryshimi mes këtyre dy orëve është se në orën Gear 2 Neo nuk ka kamera. Kështu që të dyja orët inteligjente kanë sensorë për matjen e rrahjeve të zemrës, si dhe do të monitorojnë aktivitetin në palestër të përdoruesit. Gjithashtu do të kenë luajtësin e tyre muzikor. Ky brez i ri i orëve inteligjente do të përdorë sistemin operativ Tizen.
Ashtu si ora inteligjente Galaxy Gear, orët Gear 2 dhe Gear 2 Neo do të kenë ekran me prekje 1.63 inç, me rezolucion 320 x 320 pixelë. Të dy modelet kanë procesorin me dy bërthama 1 GHz, RAM 512 MB dhe kartë memorie të brendshme 4 GB. Orët mund t’i gjeni në ngjyrë portokalli dhe të zezë. Ora Galaxy 2 vjen edhe në ngjyrë kafe, ndërsa ora Gear 2 Neo me ngjyrë gri. Ashtu sikurse edhe oret e tjera nga Samsung, Gear 2 Neo kushton vetëm 199.99 dollarë.
9. Pebble Smartwatch
Pebble Smartwatch është një hap i madh në ndërtimin e cilësisë në krahasim me orët e tjera në këtë listë. Megjithatë, si një version më i lirë dhe ende funksionalisht identike me Pebble Steel, kjo është një mundësi e madhe për ata që janë kërkuar për të hyrë në botën e orëve inteligjente pa harxhuar shumë para.
Trupi i orës është i bërë prej plastike dhe shititat nuk janë të cilësisë shumë të lartë. Njëkohësisht i gjeni në disa ngjyra. Ekrani është 1,26 inc dhe bateria mban për 5-7 ditë ndërkohë që mund ta karikoni. Çmimi i kësaj orë shkon deri në 99,99 dollarë.
10. Martian Watch Notifier
Marsian ofron një koncept ore inteligjente që është në thelb një orë analoge me një ekran të vogël OLED (96 × 16). Përvecse këtij mekanizëmi mahnitës ju mund të merrni edhe njoftime telefonike me dridhje. Dizajni është i pastër dhe i sofistikuar, dhe ora analoge kanë një bateri të veçantë në mënyrë që ajo të mund të funksionojë vazhdimisht si një orë.
Ekran i vogël mund të shfaqë ID e telefonuesit , SMS, e-mail, mesazhet sociale në mediat, statistikat në palestër dhe lajme. Shumica janë tepër të lehta për të lexuar, por në qoftë se ju keni probleme për të lexuar tekstin e vogël kjo do të jetë një pengesë e madhe për përdorimin e saj. Bateria mund të zgjasë më shumë se 5 ditë me përdorim të rregullt dhe mund të karkikohet me MicroUSB. Martian Watch Notifier është një ndër orët më të lira inteligjente në treg, për vetëm 79.99 dollarë.
Më të lexuarat








