×
Secondary Adv

Si te pastrojme mermerin ne shtepi

Share on Google+

 

Mermeri është një gur natyror i bukur, elegant, por edhe i ndjeshëm dhe i vështirë për t’u trajtuar. Kur të vendosni për të arreduar shtëpinë tuaj me mermer, duhet të jeni të ndërgjegjshëm që keni të bëni me një material që duhet mbrojtur e mirëmbajtur.

 


Mermeri mirëmbahet me një pastrim periodik dhe kjo do t’ju marrë shumë pak kohë.Gjërat e nevojshmë që ju duhen: Një leckë e butë, ujë i ngrohtë, një leckë kastori, pastrues neutral, jo gërryes, si p.sh. amoniak, detergjent për mermer.

 

Fazat që duhet ti ndiqni:


Hapi i parë: Lagni leckën me ujë me amoniak dhe pastroni gjithë sipërfaqen
Hapi i dytë: Shpëlani leckën dhe hiqni gjithë mbetjet e detergjentit dhe papastërtive
Hapi i tretë: Thajeni duke e fshirë me një leckë të butë

 


Hapi i katër: Pastroni sërish sipërfaqen me leckën e kastorit dhe thajeni përsëri me leckë të butë Kujdes, mos e lini kurrë të thahet vetë në ajër!

Si të pastrojmë njollat nga mermeri. Mermeri është një gur poroz dhe kur mbi të bie kafe apo çdo lloj tjetër lëngu, është e nevojshme të veproni menjëherë, për të evituar mbetjen e njollave të përhershme. Kur njolla tashmë është thithur nga mermeri, është shumë e vështirë për t’u hequr, por mund të provoni me një mënyrë shumë të efektshme.

 


Gjërat e nevojshmë që ju duhen: Pluhur shkumësi (e gjeni në supermarket apo në dyqanet e specializuara në repartin e bojërave), ujë i oksigjenuar, ujë i vakët, qese transparente letër ngjitëse, sfungjer, leckë mikrofibre dhe një tas.


Fazat që duhet të ndiqni: 
Hapi i parë: Pluhuri i shkumësit është një substancë që arrin të thithë njollat e mbetura mbi mermer. Hidhni pluhurin dhe pak ujë të oksigjenuar në një tas dhe krijoni një masë kremoze.


Hapi i dytë: Vini me një shtresë të hollë kremin mbi njolla.
Hapi i tretë:  Mbuloni kremin me një qese transparente dhe fiksojeni me letër ngjitëse.
Hapi i katër:  Lëreni të veprojë derisa të thahet. Për këtë duhen rreth dy ditë.
Hapi i pestë:  Sapo të thahet, hiqni qesen dhe pastrojeni me sfungjer me ujë të vakët
Hapi i gjashtë:  Në qoftë se njolla nuk ka ikur, përsëriteni dy-tre herë procedurën.

 

 


Këshilla të vlefshme:
Mbani parasysh që gjatë pastrimit të mermerit nuk duhet të përdorni sfungjer të fortë, detergjentë gërryes apo me përbërës me aciditet të madh. Mundohuni që ta pastroni menjëherë mermerin, kur në të ju bien pa dashje lëngje, sidomos kur ato janë uthull, kafe, lëng limoni apo salcë domateje. Përdorni gjithmonë pjata poshtë gotave, vazove etj.


Më të lexuarat