×
Secondary Adv

Si te sillni pranveren ne shtepine tuaj

Share on Google+

Pranvera tashmë ka trokitur gjithandej dhe ne kemi dëshirë ta kemi atë sa më pranë, edhe në ambjentet e shtëpisë sonë. Në këtë artikull ju sjellim disa ide se si të dekoroni ambjentet tuaja përmes luleve në ambjentet brendshme të shtëpisë duke e sjellë pranverën sa më pranë vetes.

 

Përdorni “cantën”tuaj

 

Nëse keni aksesorë që nuk i përdorni më, mos i hidhni!  Një ide dekoruese interesante është edhe krijimi i një vazoje brenda një cante. Ju thjesht mund të vendosni vazo prej qelqi brenda saj. Gjithashtu mund të fusni dhe një qese plastike në të. Para se ta përfundoni sigurohuni që uji nuk do të depërtojë jashtë saj.


Përdorni si vazo lulesh, lodrat e fëmijëve

 

Shikoni nëse keni lodra apo sende të cilat mbajnë vegla, ushqime dhe aksesorë të ndryshëm, provoni të eksperimentoni me to. Nuk do ta besoni por nëse i dekoroni pak, për shembull të vendosni lule, do të ishtë një ide më shumë për koleksionin e arredimit këtë vit.


Përzierja e metalit me xhamin

Vazot prej xhami apo qeramike janë të lehta për t’u gjetur në dyqanet me sende të përdorura. Mjafton që më pas ti mbështjellni me disa tela si dhe të vendosni mbi të një fjongo me ngjyra, dhe në fund një karficë zbukuruese. Përzierja e qelqit delikat me metalin së bashku me një tufë lule do t’ju sjellë më afër stinës.


Ripërdorimi, riciklimi

 

I shëndërroni enët prej qelqi të përdorura në objekte dekoruese. Merrni një vazo boshe, e lyeni ose skiconi mbi të disa dekore të thjeshta. Më pas i rrethoni me një shirit, do të ishtë mirë ta merrni në ngjyrë të kuqë ose të gjelbër dhe në fund mjafton që në to të vendosni lule ose zarzavate të freskëta. Ky projekt kushton vetëm pak lekë dhe merr shumë pak kohë për ta bërë.

 

Pranvera në dhome

 

Hapsirat pranë krevatit apo oxhakut tani mund të dekorohen. Merrni një vazo xhami dhe vendosni mbi të lule natyrale, të cilat mund ti gjeni edhe në natyrë, apo thjesht një degë peme të lulëzuar.


Luani me idetë tuaja

 

Për ta realizuar mund të merrni një enë plastike ose qeramike, të cilën nuk e përdorni, më pas merrni një rrip dhe e mbështillni të gjithën. Vendosni në të disa lule dhe dekori është gati për cdo pjesë të shtëpisë.


Përdorni gotat e panevojshme që keni në shtëpi

 

Gjeni gota uji ose gota ëmbëlsirë në të njëjtën ngjyrë. Nëse në shtëpi keni centro të punuara vet, aq më mirë, i vendosi poshtë gotave. Më pas cdo gote i vendosni qirinj ose lule.



Koha për reflektim

 

Krijo një faktor mbreslënës me një skemë të qartë dhe reflektive njëngjyrëshe. Nëse keni enë dekoruese apo vazo xhami, i vendosni të gjitha në tavolinë dhe më pas i mbushni më lule një ngjyrë. Me më pak se 10 mijë lekë ju mund të bleni shumë vazo të tilla.

Më shumë rripa


Mund ta prisni një shishe plastike dhe më pas ta mbështillni më rripa lëkure të vjetër që nuk i përdorni. Në varësi të madhësisë së vazos suaj ajo do t’ju marrë rreth 3-4 rripa. Pritini çdo rrip në mënyrë që ta veshni plotësisht vazon.


Përdorni lule të thata


Mund të përdorni vazot e ëmbëlsirave dhe karameleve si mbajtëse qiriu. Brenda tyre mund të vendosni, boronica të kuqe, kokrrra kafe, fasule të zeza, lule të thata, dhe më pas qiriun.


Më të lexuarat