Secondary Adv

Tre nga kater produkte plastike permbajne kimikate

Share on Google+

Sfungjerët e banjës, gotat plastike apo paketimet e përdorura për ushqimet përmbajnë një koktej kimikatesh potencialisht të rrezikshme.   

 

Plastika të tjera toksike që janë në kontakt me ushqimin tonë përfshijnë ambalazhet e ushqimit dhe paketimin e karameleve.

  

Këto shembuj nënvizojnë një problem shumë më të madh, thonë shkencëtarët: më shumë se 4,000 kimikate përdoren në plastikë dhe askush nuk e di se sa prej atyre kimikateve janë të sigurta. Kimikatet e tilla thjesht nuk duhet të jenë në plastikë në radhë të parë, thotë Martin Wagner nga Universiteti Norvegjez i Shkencës dhe Teknologjisë. 

 

Duke pasur parasysh që jetojmë në epokën plastike, duhet të sigurohemi që ato të mos ndikojnë në shëndetin tonë. Problemi është se plastika është bërë nga një koktej kimik kompleks, kështu që shpesh nuk e dimë saktësisht se cilat substanca janë në produktet që përdorim. Për shumicën e mijëra kimikateve, ne nuk mund të themi nëse ato janë të sigurta apo jo.

 

Kjo për faktin se praktikisht është e pamundur të gjurmohen të gjitha këto komponime. Studiuesit përdorën kulturat e qelizave për të hetuar efektet e përzierjes së kimikateve në secilin produkt. Ata zbuluan se shumë plastikë përmbajnë kimikate që shkaktojnë efekt toksiciteti të përgjithshëm, oksidues dhe endokrin. 

Tre nga katër produktet përmbajnë kimikate toksike, thuhet në studim. Tradicionalisht, plastika bëhet nga produktet e naftës, por tani ekzistojnë edhe alternativa, bioplastikë të bëra nga burime të rinovueshme të biomasës, siç janë bimët, në vend të naftës.


Më të lexuarat