Secondary Adv

Wafra Tower, kulla me strukture te shkallezuar

Share on Google+

OMA ka zbuluar projektin për ndërtimin e një kulle rezidenciale në qytetin e Kuvajtit, e cila shfaq një strukturë të shkallëzuar në formë L. 

 

Projekti, i udhëhequr nga partnerët OMA Iyad Alsaka dhe Reinier de Graaf, përbëhet nga pesë blloqe që formojnë një sekuencë të shkallëzuar, e cila përmban një strukturë në formë L të ndarë në module, ku secila prej tyre ka pamjen e një pllake. 

Kjo strukturë maksimizon banimin në katet e poshtme, ndërsa optimizon pamjet përgjatë boshtit vertikal të ndërtesës. Blloqet e apartamenteve ofrojnë pamje nga bregdeti dhe qyteti dhe janë të lidhura nga një bërthamë monolitike e ekspozuar. 

 

Projekti i cili u zbulua nga OMA u zgjodh përpara dy konkurrentëve të tjerë në një konkurs projektimi të organizuar nga kompania e pasurive të patundshme Wafra. Projekti, i përvetësuar me emrin Kulla Wafra, do të ndërtohet në rrethin Hessa al Mubarak përgjatë ujërave të qytetit të Kuvajtit. 

 

Kulla mban një gamë të gjerë tipologjish apartamentesh përfshirë apartamente me dhoma gjumi 1, 2, dhe 3, të gjitha ofrojnë pamje në të gjithë gjirin. Në nivelin e rrugës, një bazament strehon një holl të ngritur me hapësira ndenjeje dhe gjithashtu zyre. 

Projekti u drejtua nga arkitekti i projektit Jad Semaan. Ndërtimi pritet të fillojë në fund të vitit 2020 dhe, pas përfundimit, kulla do të jetë projekti i parë i ndërtuar nga firma e njohur arkitekturore OMA në Kuvajt.


Më të lexuarat