Secondary Adv

Vrima e ozonit arrin permesat me te vogla qe prej 1982

Share on Google+

Vrima në shtresën e ozonit ka arritur madhësinë e saj më të vogël që nga koha kur shkencëtarët filluan ta monitorojnë atë në 1982. 

 

Kjo vjen për shkak të modeleve të pazakonta të motit në atmosferën e sipërme mbi Antarktidën, sipas NASA. Vrima luhatet në madhësi çdo vit dhe zakonisht është më e madhe gjatë muajve më të ftohtë në hemisferën jugore, nga fundi i shtatorit deri në fillim të tetorit. 

 

Vëzhgimet më të fundit nga hapësira kanë treguar që vrima tani mbulon më pak se 3.9 milion milje katrorë, një rekord i ulët dhe pothuajse gjysma e asaj që ishte gjatë pikut në 6.3milion, në 8 shtator vetëm gjashtë javë më parë. Ekspertët thonë se vrima është zakonisht rreth 8 milion milje katrorë gjatë kësaj kohe të vitit. 

 

Paul Newman, shkencëtari i NASA tha se ky është një lajm i shkëlqyeshëm për ozonin në hemisferën jugore. Por paralajmëroi se është mjaft e rëndësishme të pranojmë se kjo ndodh për shkak të temperaturave të ngrohta stratosferike. Nuk është një shenjë që Ozoni atmosferik është papritmas në një rrugë të shpejtë për tu rikuperuar. 

Sipas NASA, përbërësi kryesor në procesin e shkatërrimit të ozonit janë të ashtuquajturat retë polatosferike polare. Këto trupa relativisht të rrallë ndodhin në stratosferë në lartësi midis 15,000-25,000 metra mbi sipërfaqe. Temperaturat globale më të ngrohta të këtij viti, kanë ndihmuar për të kufizuar zhvillimin e këtyre reve dhe gjithashtu duke i dhënë atyre më pak kohë për të dëmtuar shtresën e ozonit. 

 

Sidoqoftë, lajmet se vrima është duke u zvogëluar nuk është domosdoshmërisht një shenjë e mirë, pasi procesi që po mbyll vrimën është një produkt i qartë i rritjes së temperaturave globale. 


Më të lexuarat