Secondary Adv

Super jahti i frymezuar nga makinat sportive

Share on Google+

Pas bashkëpunimit të tyre të parë në 2017, Rossinavi dhe Pininfarina bashkohen me elegancën dhe inovacionin për të krijuar jahtin 65 super sportiv.    

 

Dizajni debutoi në shfaqjen ndërkombëtare të anijeve Fort Lauderdale 2019, dhe është mjaft ndryshme nga format e tjera të jahteve. Jahti është frymëzuar nga performanca e lartë dhe format shumë skulpturale të makinave të famshme Pininfarina, duke synuar në aftësitë sportive dhe luksoze të anijes detare. 

Duke përdorur këtë sfond dhe vizion të përbashkët, Pininfarina është në pozitën më të mirë për të shprehur kreativitetin e saj, duke marrë frymëzim nga makinat sportive dhe duke përkthyer linjat e tyre të hijshme dhe të shpejta në hartimin e një super jahti. Rezultati është inovativ, një sintezë e pastër e hijeshisë dhe sportivitetit, u shpreh kompania. 

E bërë tërësisht nga alumini, Rossinavi x Pininfarina super sport 65 ka një gjatësi prej 65.50 metra, si dhe një rreze maksimale prej 11m. Si vetë jahti, kuverta e sipërme duket se noton sikur mbështetet plotësisht nga linja e trupit të lakuar. 

Për të gjithë dinamizmin e tij, super jahti sportiv është krijuar për luks dhe rehati. Ambjenti i brendshëm karakterizohet me hapësira të gjera të hapura, të cilat përfshijnë gjashtë kabina për të pritur të paktën 12 mysafirë përveç shtatë kabinave për ekuipazhin. 

Dizajni elegant dhe i bollshëm i zonave të përbashkëta përfshirë sallonin kryesor dhe kabinën më të madhe të zotëruesit të jahtit, janë rezultat i këtij drejtimi të ri të projektimit i cili mban firmën e prodhuesit të makinave të Pininfarina. 


Më të lexuarat